LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E mori nga Rinasi/ Shoku i Xhulio Prelës: Gjatë rrugës nuk ishte i shqetësuar dhe as nuk foli në telefon!

5 Dhjetor 2020, 13:49, Kronika CNA
E mori nga Rinasi/ Shoku i Xhulio Prelës: Gjatë rrugës nuk ishte

Të tjera detaje janë zbardhur pas ekzekutimitë të efektivit të policisë orët e para të mëngjesit të sotme.

Është zbardhur dëshmia e shokut të Xhulio Prelës, i cili erdhi nga Anglia dhe u nis nga Rinasi drejt Shkodrës më makinën e efektivit të FNSH-së. Shoku i 26 vjeçarit shprehet se gjatë rrugës Xhulio nuk ishte i shqetësuar dhe as nuk foli në telefon. Për shkak të kufizimit të lëvizjes pas orës 22, duke qene se ishte efektiv policie e kishte marre ai përsipër për ta çuar në zonën e Shkodrës.

E ka dërguar në një fshat të Njesisë Administrative Hajmel dhe më pas është kthyer. Në dëshminë e tij në polici, ai ka deklaruar se i kishte kërkuar 26-vjeçarit të qëndronte tek banesa e tij, por nuk kishte pranuar.

“Mora Xhulion për shkak se kufizohej lëvizja pas orës 22:00 ai ishte polici dhe mund të lëvizte pas orës 22:00. I kërkova të qëndronte tek unë, por nuk pranoi. Gjatë rrugës nuk shfaqi ndonjë shqetësim dhe as nuk ka folur në telefon”, ka thënë shoku i tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga