LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Derbi u mbyll në “paqe”, zbulohet premioja që humbi Tirana

5 Dhjetor 2020, 09:16, Sport CNA
Derbi u mbyll në “paqe”, zbulohet premioja që humbi Tirana

Tirana edhe në këtë derbi ka pasur një premio. Sipas burimeve, skuadra bardheblu mund të merrte goxha para për fitoren ndaj Partizanit. Shuma e plotë nuk është zbuluar, por mësohet se në tavolinë shuma ishte të paktën 10 mijë euro për të mos folur më shumë se kaq. Kujtojmë që Halili gjithmonë është treguar zemërgjerë në derbi.

Në dy takimet e fituara nga Tirana ndaj të kuqve sezonin e shkuar Halili ka shpërndarë nga 3 milionë lekë premio për kokë. Vetëm sezonin e shkuar si shpërblim për ndeshjet e fituara nga Tirana bardheblutë kanë marrë nga presidenca më shumë se 210 milionë lekë të vjetër. Kujtojmë se Tirana u shpall kampione pas më shumë se 10 vitesh.

Lajmet e fundit nga