Connect with Us

“Covid na mori 19 mjekë” / Edvin Prifti mesazh prekës: I dhanë aq shumë shoqërisë, por ikën të heshtur!

Shëndeti

“Covid na mori 19 mjekë” / Edvin Prifti mesazh prekës: I dhanë aq shumë shoqërisë, por ikën të heshtur!

Publikuar

-

Mjeku Edvin Prifti fiton betejën në Apel/ Zbardhet vendimi i fundit

Mjeku i njohur kardiolog, Edvin Prifti, ka dalë me një mesazh të fortë në rrjetet sociale, lidhur me humbjen e bluzave të bardha sipasojë e Covid-19.

Nga fillimi i pandemisë deri më tani në vendin tonë, kanë humbur jetën 19 mjekë.

Në mesazhin e tij, kardiologu shkruan se këta heronj të heshtur po ikin pa i lënë asnjë dhembje kësaj shoqërie, për të cilën ata dhanë aq shumë.

Reagimi i plote

“Kjo është një shoqëri e metamorfozuar, e shkarë binaresh, ku njerëzit e saj me më vlerë po kthehen në epitafe të thjeshtë rrugëve dhe rrugicave të qyteteve tona”.

Po lexoja sot nje liste me emrat e 19 kolegeve tane mjeke qe kane humbur jeten e tyre nga covid19. Cdo emer prej tyre mbarte mijera emra te tjere pacientesh te sheruar, cdo emer mbarte sakrificat e panumerta te studimit, punes, lodhjes se turneve te nates.

Balzaku thoshte qe cdo mjek ka varrezen e vet. Covidi mesa duket ka varrezen e tij te mjekeve dhe infermiereve. E pra edhe cdo mjeke si cdo njeri, nje dite do te vdese dhe do te mbarte me vete rendesen e humbjeve dhe gezimin e fitoreve kur ka shkulur nga kthetrat e vdekjes pacientin qe i ka besuar jeten. Eshte pak te them mirenjohjen ndaj tyre, dhimbjen ndaj kolegeve dhe shokeve qe aktualisht luftojne me vdekjen, deshiren e tyre te madhe per te jetuar, dhe dhimbjen qe ndjejne familjet e tyre, shoket dhe koleget e tyre. Pa dashur te permend emrat e ketyre heronjve te heshtur qe po ikin pa i lene asnje dhembje kesaj shoqerie per te cilen ata dhane aq shume.

Por kjo eshte nje shoqeri pa memorie qe veshtire se do ti kujtoj. Kjo eshte nje shoqeri e metamorfozuar, e shkare binaresh, ku njerezit e saj me me vlere po kthehen ne epitafe te thjeshte rrugeve dhe rrugicave te qyteteve tona. 19 mjeke nga 3000 mjeket e Shqiperise humbin jeten, me pak fjale 0.63% e numrit te mjekeve. Ne itali kane vdekur 216 mjeke nga 245000 mjeke qe ka italia ose 0.088% e tyre, pra 7.5 here me pak se ne ose 750% me pak.

LEXO EDHE:  Hapja e fushatave elektorale të PS-PD/ Spahiu: Vetëm Shqipëria shkel rregullat, Basha përfundoi në...

Keto shifra tregojne dedikimin e jashtezakonshem te mjekeve tane te shkelqyer. Keto shifra tregojne qe mjeket tane i sherbyen pacienteve ne nevoje packa rrezikut per tu infektuar. Nje zemer e madhe e tyre! Dr. Carlo Urbani ishte mjeku qe zbuloi coronavirusin e pare ne vitin 2003, me pas u infektua dhe vdiq nga semundja e shkaktuar prej tij.

E pra cdo njeri prej mjekeve tane eshte nje Carlo Urban, jane te sakrifikuarit tane, te humburit tane, te miret tane. E pra nje aritmetike e thjeshte per te kuptuar se sa duhet te kujdesemi per ta. Dhe kjo behet me me shume perkujdesje per ta. Nuk behet me gjykime absurde, nuk behet as kur ndonje segment i pacipe i shoqerise i percmon, i anatemon me padijen, i shkelmon me surrogatot, nuk i vlereson me bastardimin e cunguar Darvinian, i prosvald me te paaftet, i shkallmon me paditurine, i ndrydh me friken, i perbuz me injorancen, i godet me trimat dhe bashibozuket, i perqesh me syreshet e batutave, i lakmon per boten e tyre te madhe, i ndyn me gojen e te ligjve, i traumatizon me punen, jeten, femijet, i tall me kulisat e te rrjedhurve dhe kur te perdalat apo te pervjellurat e satanait kane dicka per te thene per mjeket e ketij vendi. Ke? Kete pjeseze te vogel qe quhen mjeke.

Nje prej tyre ishte shoku im i klases. U rritem bashke. Qeshem dhe beme shaka si te gjithe njezet vjecaret. Hokatar si ty miku im. Dhembje dhe lutje! Nje tjeter mik i shtrenjte po lufton ne keto momente per jeten e tij. Na falni, nuk ditem! Dhe tani asgjeja. CUR TAM?- pse keshtu? Me shume ndjeshmeri ndaj tyre. Me shume ndjeshmeri ndaj familjeve te tyre dhe te ardhmes se femijeve te tyre.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Sërish asnjë humbje jete, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ Sërish asnjë humbje jete, ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2224 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë dhe asnjë humbje jete.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,224 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 10 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Durrës, 2 raste në Shkodër, Gjirokastër, 1 rast në Tiranë, Berat, Malësi e Madhe.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 20 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 16 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,842 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Nga depresioni tek tumoret/ Nëntë sëmundjet që diagnostikohen shpesh gabim nga mjekët
LEXO EDHE:   Situata nga Covid/ Baci: Spitali i Fierit është në kolaps, Rama mashtron qytetarët

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (13 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        10
Të shëruar në 24 orë      16
Të shtruar në spitale      20
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                2,224

Testime totale            756,983
Raste pozitive             132,459
Raste të shëruara        129,842
Raste Aktive                  164
Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       48
Tiranë          39
Berat             20
Elbasan        14
Lezhë           11
Durrës          10
Gjirokastër  7
Korçë           6
Dibër             3
Fier                3
Vlorë              2
Kukës           1

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

“Shqipëria buzëqesh”/ Manastirliu: Sot janë kryer 4587 vaksinime

Publikuar

-

Nga

Situata nga Covid-19/ Manastirliu: Sot janë kryer 4587 vaksinime

Gjatë ditës së sotme janë kryer 4587 vaksinime.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu në rrjetet sociale. A

jo ka shkruar se në total që nga fillimi i pandemisë janë kryer 834868 vaksinime në total me objektiv për të bërë 1 mln vaksinime deri në fund të Qershorit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2021/06/12/msh-nxjerr-shifrat-ja-sa-raste-te-reja-jane-konfirmuar-sot-3/

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2,916 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Efekte anësore nga vaksinimi masiv?/ Silva Bino zbulon sa raste janë raportuar

LEXO EDHE:  Infektohet me Covid/ Shtyhet seanca për gjyqtaren Mimoza Margjeka

Statistika (12 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        12

Të shëruar në 24 orë      19

Të shtruar në spitale      21

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,916

Testime totale            754,759

Raste pozitive             132,449

Raste të shëruara        129,826

Raste Aktive                  170

Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       51

Tiranë          44

Berat             22

Elbasan        14

Lezhë           12

Durrës          7

Korçë           6

Gjirokastër  5

Dibër             3

Fier                2

Vlorë              2

Kukës           1/ CNA.al

LEXO TE PLOTE