Connect with Us

Testi i shpejtë/ Silva Bino jep detaje: Kryhet brenda 5 ditëve të para të infektimit

Sociale

Testi i shpejtë/ Silva Bino jep detaje: Kryhet brenda 5 ditëve të para të infektimit

Publikuar

-

Nesër nis aplikimi i testeve të shpejta/ Bino tregon kategorinë që përfiton

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino ka dhënë detaje lidhur me testin e shpejtë, i cili është siguruar nga Shqipëria. Bino bëri e dije se testi i shpejtë është gati 100% efektiv dhe ndihmon autoritetet për hetim epidemiologjik në kohë reale.

“Testi i shpejtë identifikon antigenin, mund të ketë edhe teste të tjera të testeve të shpejta por nuk identifikojnë antigenin. Pra, kjo është e rëndësishme. Ky test përdoret për qëllime diagnostifikuese. Ajo ç’ka është e rëndësishme tjetër është se ky test duhet të kryhet atëherë kur kemi një ngarkesë virale të lartë, brenda 5 ditëve të para të sëmundjes. Nëse do të kemi një person përtej 5 ditëve të para atëherë do të bëhet testi PCR. Ka një efikasitet gati 100%. Kjo e afron atë me PCR dhe nuk ka nevojë të përsëritet. Përgjigjet merren brenda 30 minutave dhe kjo është një lehtësi shumë e madhe për hetimin epidemiologjik në kohë reale.
Po kryhen trajnime në lidhje me testin, i cili është i njohur nga OBSH dhe i aprovuar nga Agjencia e Kontrollit të Barnave dhe Ushqimeve në SHBA”, tha Bino./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Sociale

Rëndim i situatës së pandemisë në Shqipëri/ Shpresa tek vaksinat

Publikuar

-

Nga

Në kohën kur Shqipëria shënon rritje të numrit të viktimave nga virusi, në Tiranë mbërritën 15. 210 vaksina të BioNTech&Pfizer. Autoritetet theksojnë, se situata është e rënduar, por nën kontroll.

Të hënën në orët e mbrëmjes, (01.03) në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Tiranë, mbërritën 15.210 vaksina BioNTech & Pfizer, kjo në vijim të marrëveshjes së drejtpërdrejtë prej 500.000 dozash mes Shqipërisë dhe kësaj kompanie. Deri tani nga kjo marrëveshje në Shqipëri kanë mbërritur 22. 230 doza vaksine anti-Covid.

Procesi i vaksinimit të popullsisë filloi në mes të janarit të kaluar me ekipet e mjekëve dhe infermierëve në spitalet anti-Covid, ato në shërbimet e urgjencës dhe po vijon sipas strategjisë së autoriteteve shëndetësore me segmentet e moshura të popullsisë. Kryeministri Edi Rama, që priti në aeroport sasinë e sapombërritur të vaksinave, njoftoi ardhjen së shpejti të dërgesave të tjera. “Nga BioNTech%Pfizer mbërrijnë në Prill, 30 mijë doza të tjera . Kemi të konfirmuara ndërkohë 4 mijë dozat e para nga Covax për të mundësuar vaksinimin intensiv të popullsisë dhe thyer zinxhirin e infektimit”, u shpreh kryeministri Rama.

Burime zyrtare nga Instituti i Shëndetit Publik bënë me dije për DW, se Shqipëria ka nënshkruar me COVAX, një marrëveshje për 1.114.000 ( një milionë e njëqind e katërmbëdhjetë mijë) doza vaksinash, të parapaguara me me një fond prej 3,9 milionë dollarë. Përtej marrëveshjeve direkte me BioNTech & Phiser dhe COVAX Shqipëria ka arritur edhe marrëveshje dy palëshe me prodhues të tjerë të vaksinave anti-Covid -19, që kanë kaluar filtrin e rregullatorëve striktë si Food and Drug Administration,( FDA) dhe European Medicine Agency, (EMA)

Autoritetet shëndetësore: Situatë e rënduar, por nën kontroll

Mbërritja të hënën e 15. 210 vaksinave anti-Covid përkon në kohë me një rëndim të situatës së epidemisë në Shqipëri, të karakterizuar nga prekja e moshave të reja. Muaji shkurt u mbyll me një numër rekord infektimesh të reja dhe viktimash që nga fillimi i pandemisë në mars të vitit të kaluar. Gjatë shkurtit humbën jetën 423 persona duke e ꞔuar numrin total të viktimave në 1. 816, shifër kjo e konsidetueshme për popullsinë prej 2.8 milion banorësh të Shqipërisë. Grafiku i rritjes së numrit të viktimave në 24 orë ka vazhduar edhe në ditën e parë të muajit mars, ku humbën jetën 20 persona të moshës nga 48-85 vjeç.

LEXO EDHE:  “Po punojmë për investigimin e rastit tim”/ Pipero “bëhet i gjallë” pas infektimit me Covid

LEXO EDHE:  Ekzekutimi në Shkodër/ Artan Hoxha tregon se kush e vrau Fatos Ferracakun

Sipas autoriteteve shëndetësore 56% e numrit total të infektimeve i përkasin moshës nën 50 vjeç, nga të cilat 19 % grupmoshës 30 deri 39 vjeç. Mes viktimave në muajin shkurt ka patur edhe persona nën moshën 18 vjeç, vatrat e nxehta, të cilësuara “të kuqe”, janë zgjeruar duke përfshirë përveç Tiranës edhe Fierin, Durrësin, Vlorën, Shkodrën, Lezhën, Gjirokastrën, Elbasanin dhe Korçën. Sipas Institutit të Shëndetit Publik në të gjithë vendin ka raste pozitive. Në Shqipëri rezultojnë rreth 108 mijë raste pozitive, ndër të cilat rreth 36 mijë janë aktive.

Situata në spitalet anti-Covid në Tiranë dhe ato rajonale paraqitet e rënduar. Autoritetet shëndetësore pohojnë se ka një shtim të konsiderueshëm pacientësh që kanë arritur mbi 660 vetë, ndër të cilët 43 janë në terapi intensive dhe 11 të intubuar.

Megjithë grafikun në rritje të rasteve të reja pozitive dhe të viktimave në 24 orë, autoritetet shëndetësore e konsiderojnë situatën nën kontroll. Një takim i paralajmëruar për të hënën, (1.03) i Komitetit Teknik të Ekspertëve nuk u zhvillua. Sipas autoriteteve shëndetësore masat e deritanishme kufizuese kanë dhënë rezultate pozitive pasi të dhënat e sipër përmendura konsiderohen në kufijtë ekstremë të normës dhe situata është ende e përballueshme. Fillimi i pranverës jep shpresa për uljen e virulencës pasi moti pritet të ngrohet, arsyetojnë autoritetet.

Por shqetësimi për kohë të vështira mbetet i pranishëm. Autoritetet shëndetësore paralajmëroijnë që nëse nuk arrihet imunizimi masiv i popullsisë deri në vjeshtën e këtij viti përmes intensifikimit të vaksinimit, masat kufizuese, që pritet të zbuten në muajt e pranverës dhe të verës do të rivendosen. Synimi është thyerja dhe rënia drastike e zinxhirit të infektimeve të reja për të krijuar kushtet që Shqipëria të jetë e hapur gjatë sezonit turistik verë 2021./DW

LEXO TE PLOTE

Sociale

Bien temperaturat/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Vendi ynë mbetet në ndikimin e motit të kthjellët në zonat bregdetare dhe të ulëta por vranësira kalimtare do këtë në zonat malore, situatë e cila vijon deri në mesditë kur vranësirat kalimtare shfaqen nëpër territor.

Sipas Metoalb, temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtesi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

20 viktima në 24 orë/ Mbeten të larta shifrat e të infektuarve në vend

Publikuar

-

Nga

Tjetër bilanc i zi/ Konfirmohen 952 raste të reja me Covid, ja sa kanë humbur jetën sot

Në 24 orët e fundit janë shënuar shifra tragjike për sa i përket numrit të viktimave nga koronavirusi.

20 pacientë nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me COVID-19. Ndërkohë edhe numri i infektimeve mbetet i lartë, pasi 764 persona kanë rezultuar pozitivë në tetsin e koronavirusit.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2714 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 764 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

310 raste në Tiranë, 35 në Librazhd, 33 në Shkodër, 28 në Tepelennë, 27 në Gjirokastër, nga 24 raste në Durrës, Elbasan, Kukës, 23 në Berat, nga 22 raste në Vlorë, Peqin, nga 20 raste në Kavajë, Kuçovë, 16 në Sarandë, 13 në Delvinë, nga 11 raste në Fier, Lezhë, 10 në Gramsh, nga 9 raste në Krujë, Korçë, nga 7 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Lushnje, Bulqizë, Vorë, nga 5 raste në Has, Pukë, nga 4 raste në Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Kurbin, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Malësi e Madhe, Roskovec, nga 1 rast në Rrogozhinë, Belsh, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar, Patos, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 640 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 70,413 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Delvina, të moshave 48-85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Detaje nga ngjarja me 2 viktima në Lezhë/ Njëri prej tyre është rapsodi i njohur

LEXO EDHE:  Detaje nga ngjarja me 2 viktima në Lezhë/ Njëri prej tyre është rapsodi i njohur

Statistika (1 Mars 2021)

Raste të reja ditore 764
Të shëruar në 24 orë 640
Të shtruar në spitale 659
Humbje jete në 24 orë 20
Testime ditore 2714

Testime totale 469,499
Raste pozitive 107,931
Raste të shëruara 70,413
Raste Aktive 35,702
Humbje jete 1,816

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 22974
Fier 2621
Vlorë 1765
Durrës 1651
Shkodër 1367
Gjirokastër 1115
Elbasan 943
Korçë 880
Berat 871
Lezhë 792
Dibër 372
Kukës 351

LEXO TE PLOTE