LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të arsimuar jashtë dhe tepër të përgatitur/ Kush janë elita e “Lëvizjes për Ndryshim”

4 Dhjetor 2020, 11:42, Politikë CNA

Disa kohë më parë ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli prezantoi lëvizjen e saj të re ?Lëvizja për ndryshim?. Kësaj lëvizje i janë bashkuar dhjetra emra, dhjetëra të rinj të arsimuar të cilët kanë kryer  mastera dhe punojnë për institute shkencore në Austri, në Romë, në La Sapienza, në Gjermani, janë mjekë janë shkencëtarë.

Pas shumë kontributesh dhe sakrificash në studime, këta të rinj sot janë gati të hyjnë në politikë. Janë trashëgimtarë të familjeve të djathta të vërteta, janë njërëz nga bota e biznesit dhe mbi të gjitha me vlera qytetare.

Por le t?i shohim me radhë të rinjtë që janë bërë pjesë e Lëvizjes për Ndryshim.

Adela Kryeziu ka kryer studimet e Larta në?Universitetin e Mjekësisë për Mjekësi të Pergjithshme në vitet 2008-2014.

Në vitet 2015-2018,ka punuar si specialiste mjeke në Drejtorine e DSHSUKs pranë QSUT. Aktualisht është në përfundim të specializimit 4 vjeccar për Laborator Klinik -Biokimik ne QSUT.Ka frekuentuar një sërë konferencash mjekësore kombëtare dhe ndërkombëtare. Përvec gjuhës shqipe, flet edhe gjuhe të huaja si Anglisht, Italisht,Turqisht dhe Gjermanisht.

Edona Leka është diplomuar në degën Mjekësi e Kirurgji pranë ?Università degli Studi di Pavia? me 110 Cum Laude ed Encomio. Në shkurt të vitit 2018 bëhet pjesë e Udhërit të Mjekëve dhe Kirurgëve të Provincës së Pavias.
Në maj të vitit 2018, ajo diplomohet pranë IUSS (Istituto Universitario di Studi Superiori) me një studim të realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Emory në Atlanta (SHBA).

Nga viti 2018, ajo shërben si mjeke pranë ?Istituti Clinici Scientifici Maugeri?, në Pavia. Pranë këtij spitali, nga muaji mars 2020, ka shërbyer pranë repartit COVID-19. Nga viti 2019, ajo është Instruktore e certifikuar American Heart Association (AHA) për ndërhyrjen e shpejtë ne rast të emergjencave të natyrës kardiologjike. Në vitin akademik 2018-2019 ajo ka qënë Lektore e kursit ?Prioritetet në emergjencat mjekësore? prane departamentit te Mjekësisë së Brëndshme të Universitetit të Pavias. Nga viti 2011 deri ne vitin 2017, ajo është vleësuar me ?Çmimin e Meritës? te akorduar nga Fondacioni Mintas.
Në vitin 2017, teza e saj e diplomës në mjekësi vlerësohët me çmimin ?Carla Ragna?.

Evald Serreqi, ka lindur në qytetin e Elbasanit. Ka studiuar inxhinieri informatike pranë Universitetit Politeknik Tiranë, si dhe Financë-Kontabilitet pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, ku dhe aktualisht punon si lektor. Krahas angazhimit në auditor është edhe një sipërmarrës i suksesshëm.

Franc Çerku, i diplomuar në arkitekturë në vitin 2012 në Tiranë, pjesëmarrës në një sërë intership-esh kombëtare dhe ndërkombëtare ne fushën e arkitekturës dhe dizajnit. Aktualisht drejton një kompani projektimi dhe dizajni dhe bashkëpunon me një sërë kompanish ndërtimi në Itali, Francë, Mbretërinë e Bashkuar, etj.
Franc Çerku vjen nga një familje të persekutuarish dhe ka vendosur të ndërtojë të ardhmen në vendin e tij.

Genadi Mero ka filluar karrierën e tij universitare në Universitetin katolik ?Zoja e Këshillit të mire? në Tiranë në drejtimin ?Mjeksi dhe Kirurgji?. Në vitin 2012 përfundon ciklin e studimit duke u diplomuar me 110 Cum Laude. Pasi kalon me sukses provimin e shtetit në Romë, merr licencën për ushtrimin e profesionit të Mjekut në Itali në vitin 2013, në Shqipëri në vitin 2014 si dhe në Gjermani në vitin 2015.

Aktualisht punon në Departamentin e Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në “St. Bernhard Hospital? në Kamp Lintfort të Gjermanisë ku dhe është koordinator i programit të zhvillimit dhe implementimit të Inteligjencës Artificiale në kirurgjinë abdominale, një bashkëpunim me ?Microsoft? dhe ?Apoqlar?.
Përveç gjuhe?s shqipe, flet edhe 3 gjuhe? te? huaja si Italisht, Anglisht dhe Gjermanisht.

Gertrude Pema, lindur me 13 tetor 1992 ka kryer studimet Bachelor në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës. Ndërsa studimet Master i ka kryer në ” University of Applied Sciences” në Austri në degën Inxhinieri Kimike. Në vitin 2017 fillon karrierën tek Ludëig Bolzmann Institute si Researcher dhe projekti i saj vlerësohet si projekti më i mirë për vitin 2017 në këtë Insitut.
Në vitin 2018 vazhdon karrieren tek Infineon Technologies, një ndër kompanite më të mëdha në Europë në fushën e teknologjisë, si kimiste. Në vitin 2020 i ofrohet pozicioni nga një kompani prestigjoze si drejtuese e laboratorit të kimisë.Gjuhët e huaja që flet: Anglisht, Gjermanisht, Italisht.

Jurgen Drrasati është një tjetër i ri që i bashkohet Lëvizjes për Ndryshim , në Forumin Rinor të saj!
Ai ka lindur në Shkodër në 1995.
Ka bërë liceun në Romë , tani studion ne Universitetin ?La Sapienza? për Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Ai është aktivist politik si dhe është i angazhuar si vullnetar në shoqata humanitare.

Matilda Gjini, e lindur ne? Rre?shen, ka kryer studimet e larta ne Itali dhe Spanje?. Ne? 2016 diplomohet ne? Ekonomi me 110 Cum Laude, dhe nga viti 2016 ne? vitin 2018 pe?rfundon dy Master ne? dege?t Finance? & Kontabiliet ne? ?Universita? Commerciale Luigi Bocconi? dhe ne? Drejte?si Biznesi ne? ?Il Sole 24 Ore Business School?. Fillon karriere?n ne? PëC Milano si Financial Auditor, pe?r te? vazhduar me? pas ne? Epyon Consulting si Financial Advisor.

Ne? vitin 2019 trasferohet ne? Singapor pe?r te? punuar si Account Manager ne? Haëksford, nje? kompani konsulence qe? ndihmon biznesmene?t europiane të investojnë ne? Azine Jug-Lindore.
Përveç gjuhe?s shqipe, flet edhe 4 gjuhe te? huaja si Italisht, Anglisht, Spanisht dhe Portugalisht.

Melisa Braci, mbesa e Martin Camajt.

Ka përfunduar studimet e larta në Universitetin ? Luigj Gurakuqi? për Drejtësi. Ka ndjekur cikle studimesh pranë Universitetit të Tartu-së në Estoni në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare mes BE- së dhe Rusisë. Është çertifikuar disa herë në fushën e Shkencave Politike. Ka marrë pjesë në disa internshipe ligjore dhe ka publikuar disa studime jashtë vendit.

Aktualisht, ndjek studimet magjistrale për ? Shkenca Ndërkombëtare? , profili ?Studime Europiane? pranë Universitetit të Torinos në Itali. Është anëtare në disa organizata politike të djathta mbarëbotërore.
Njeh gjuhën angleze, italiane, latinishten, frëngjishten dhe rusishten.

Najada Selmani (Halilosmani) ka kryer studimet e Larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi dhe specializim në gazetari në vitet 2000-2004. Ka kryer një sërë kursesh dhe trajnimesh pranë organizatave jopolitike, mbi tema për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut! Gjithashtu ka kryer trajnime pranë UNDP mbi fjalën e lirë dhe raportimin gazetaresk!

Ka punuar si gazetare politike Pranë redaksive të gazetave: ?Tema?, ?Sot?, ?55?, ?Tirana Observer?, dhe një ndër gazetarët themelues të gazetës ?Shqip.?, si dhe pranë Atsh-së.

Ka punuar gazetare e redaksisë së politikës pranë selisë së Partisë Demokratike, Selive të Partive të vogla të koaliconeve politike,nderkohe eshte e angazhuar si gazetare prane revistes Elite.
Flet rrjedhshëm gjuhët italisht, frengjisht dhe anglisht!

Niketa Mehmeti, e lindur në Cëërik dhe ka studiuar në Itali. Ka kryer stduimet e larta dhe master në universitetin e Milanos në degën ?Financë bankë?. Ka punuar si asistente pedagoge dhe konsulente në studion e një pedagogu. Tani punon si konsulenet në një kompani multinacionale./CNA.al

Lajmet e fundit nga