LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

SPAK mbyll hetimet për tatimorët e Korçës/ U provua korrupsioni

4 Dhjetor 2020, 15:29, Aktualitet CNA
SPAK mbyll hetimet për tatimorët e Korçës/ U provua

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka mbyllur hetimet për punonjësit e Tatimeve në Korçë.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Korçë, pak kohë më parë kanë kryer hetime intesivisht për një muaj nën drejtimin e Prokurorit të çështjes dhe gjatë finalizimit të operacionit, janë gjetur dhe sekuestruar një sasi vlere monetare dhe dokumentacion që vërteton implikimin e dy punonjësve në veprimtari korruptive.

Dy zyrtarët i kanë premtuar disa subjekteve për të mos ushtruar kontroll të thelluar për konstatimin e shkeljeve apo shmangieve të detyrimeve tatimore, kundrejt rryshfetit.

Përmes një njoftimi, SPAK ka bërë të ditur se ka marë të pandehur Thoma Tontonozi ish Drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë dhe Stjuart Bardhoshi ish punonjës në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë, të cilët akuzohen për veprën penale ?Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?.

SPAK deklaron se të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale me qëllim për të mos ushtruar kontrolle tatimore te subjektet private që ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Korçës.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për proçedimin penal nr.213 viti 2020, në ngarkim të të pandehurit Thoma Tontonozi ish Drejtor në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë dhe Stjuart Bardhoshi ish punonjës në Drejtorinë Rajonale Tatimore Korçë. Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, të pandehurit Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi, janë akuzuar për kryerjen e veprës penale ?Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike?, të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 259 dhe 25 të Kodit Penal?, thuhet në njoftimin e SPAK.

Nga hetimet e kryera u provua se të pandehurit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë kërkuar dhe kanë marrë përfitime materiale të parregullta, me qëllim për të mos ushtruar kontrolle tatimore te subjektet private që ushtrojnë aktivitetin tregtar në qytetin e Korçës. Në datën 04.11.2020 çështja penale në ngarkim të të pandehurve Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi është dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar./CNA.al.

 

 

Favorizonin subjektet kundrejt rryshfetit/ Lihen në burg drejtori i Tatimeve në Korçë dhe specialisti

Drejtoria Tatimore Korçë mashtron qeverinë

 

Lajmet e fundit nga