Connect with Us

Rindërtimi i shkollave në Durrës/ PD denoncon: Po ndërtohet me dyfishin e çmimit

Politikë

Rindërtimi i shkollave në Durrës/ PD denoncon: Po ndërtohet me dyfishin e çmimit

Publikuar

-

Ndahet nga jeta ish kreu i PD/ Basha: Humba një mik të vyer

Kryetari i Partisë Demokratike dega Durrës, Ferdinand Xhaferri, ka bërë një denoncim lidhur me rindërtimin në Durrës, duke e quajtur aferë korruptive me rindërtimin e shkollave

Sipas tij qeveria po ndërton me dyfishin e çmimit, ndërsa i ka bërë thirrje drejtësisë të hetojë. Ai thotë se Bashkimi Europian do të ndërtojë 1 shkollë me 680 mijë euro, ndërsa qeveria do të ndërtojë në Durrës 1 shkollë me 1.2 milionë euro, me gati dyfishin e çmimit.

“Sot një vit më parë, tërmeti i 26 Nëntorit e shndërroi Durrësin në qytetin më të dëmtuar nga pasojat e tij. Por një vit më pas, Durrësi po vuan koston shumë të lartëdhe të pamerituar të tërmetit të babëzisë së korrupsionit qeveritar. Vetëm numri i shkollave të dëmtuara nga tërmeti ishte 32.  Sot, një vit pas tërmetit, asnjë nga shkollat e Durrësit nuk ka përfunduar. Ato janë parë si një mundësi për të ndarë paratë e taksapaguesve shqiptarë për klientët e zakonshëm të qeverisë. Për të parë sesi vjedhin, mjafton të krahasojmë tenderine qeverisë dhe atë të Bashkimit Europian për shkollat.

Të dy tenderat u hapën në të njëjtën kohë. Bashkimi Europian do të ndërtojë 1 shkollë me 680 mijë euro, qeveria do të ndërtojë në Durrës 1 shkollë me 1.2 milionë euro, me gati dyfishin e çmimit. Ky fakt i thjeshtë bën të qartë për çdo durrsak dhe qytetar tjetër shqiptar se programi i rindërtimit nga tërmeti është shndërruar në programin më të madh tëpërfitimit, abuzimit dhe vjedhjes”, thotë Xhaferraj.

Ndërsa është ndalur te shkolla 14 nëntori, ai thotë se u rikonstruktua 1 vit para tërmetit me rreth 1 milionë euro, por do të harxhohen edhe 1.2 milionë euro të tjera që shkolla të bëhet nga e para.

LEXO EDHE:  Shkaktoi tërmet në Kuvend/ Ish-kreu i PD i nxjerr “bojën” Bashës

“Shkolla 14 Nëntori ku gjendemi sot është simbol ikorrupsionit të qeverisë dhe bashkisë. Shkolla u rikonstruktua 1 vit para tërmetit me rreth 1 milionë euro, fond ky i mjaftueshëm për të ndërtuar një shkollë nga e para. Vangjush Dako dha 1 milionë euro, por ato u zhdukën në 26 nëntor. Askush nuk kërkon llogari për cilësinë e dobët të punimeve të kryera, që kanë vendosur nxënësit nërrezik. Tani, do të harxhohen edhe 1.2 milionë euro të tjera që shkolla të bëhet nga e para.

Tërmeti i babëzisë që nuk kursen as shkollat, ka lënë mbi 30 shkolla ende të papërfunduara në Durrës. Një pjesë e tyre akoma nuk janë shembur apo nuk kanë nisur fare të ndërtohen. Mijëra nxënës dhe mësues mësojnë më 2 dhe 3 turne, shpeshherë pa transport të sigurtë, vetëm se hajdutët e fatkeqësive kanë si prioritettë vjedhin këdo, në çdo kohë.

Në Durrës, prokuroria ka një punë kolosale për të bërë. Kudo ku hapet një dokument për rindërtimin, është mbrapa një aferë korruptive. Denoncimet janë në dosje, duhet pak vullnet për të bërëdrejtësi për qindra mijëra durrsakë që po vidhen ditën për diell edhe me shkollat e fëmijëve”, tha ai.

Më herët kryeministri Edi Rama ka bërë bilancin e një viti nga procesi i rindërtimit për zonën e Durrësit, ku thekson se janë rindërtuar nga e para me fondet e qeverisë shqiptare 5 shkolla e kopshte dhe 6 në ndërtim e sipër, ndërsa nisin së shpejti edhe 19 shkolla e kopshte të tjera, nga të cilat 3 me fondet e qeverisë shqiptare dhe 16 me fondet e donatorëve./CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  Demokratët ia thonë në sy Bashës/ Ik ti bashkë me Ramën

LEXO EDHE:  Farsa e zgjedhjeve të Bashës/ Lëvizja për Shpëtimin e PD-së, thirrje të fortë demokratëve  

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Publikuar

-

Nga

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Arjan Çani, ka deklaruar se Partia Demokratike duhet ta mbrojë Berishën, sepse vetë partia ka fytyrën e tij.

Çani në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin u shpreh se një nga gabimet e PD-së, është se nuk ka aleanca dhe mbështetje ndërkombëtare, ndaj ka mbetur vetëm.

PD nuk duhet ta lëshojë Berishën në këtë moment, do të ishte një gafë e madhe. Ajo parti ka fytyrën e Berishës. Problemi i kësaj partie është që ajo nuk ka arritur dot të bëjë aleancat e duhura me aktorë të huaj. Nuk është problem që kjo parti ka Berishën, por se kjo parti ka mbetur vetëm.

Le të marrim hipotezën sikur kjo parti të kishte, rusët mbrapa. Mendoni se Berisha do të ishte në këtë situatë? Sigurisht jo. Berisha do të ishte i mbrojturi i njërës palë.

Rama është njeriu i zgjedhur i amerikanëve.  Berisha dhe Basha kë kanë mbrapa? Kur ti je në syrin e perandorisë, duhet të mbrohesh apo jo? Me kë do të mbrohesh? Duhet të zgjedhin aleatë, duhet të ishin të mbrojtur.

Gabimi i partisë nuk është se ka fytyrën e Berishës, por se është vetëm. Cfarëdo të bëjë PD për amerikanët, ata i kanë sytë nga Rama. Si ka mundësi që PD është vetëm? Përse i ka munguar ky vizion?“, tha ndër të tjera Çani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk ka më mbështetje”/ Nishani: Lista e anëtarësisë është tkurrur

Publikuar

-

Nga

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani u shpreh se Lulzim Basha nuk ka më mbështetje nga demokratët ndonëse ai u zgjodh në krye të opozitës.

Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Nishani tha se anëtarësia është zvogëluar me rreth 25 mijë anëtarë në krahasim me vitin 2013, ku shtoi se dita e zgjedhjeve nuk mori miratim unanim në Kryesi, ndrësa në Këshill nuk u diskutua fare për këtë çështje.

Bënim takime në një qark, 80% e njerëzve që takuam në një kafe me njëri tjetrin thoshin gjëra të tjera me ne thoshin gjëra të tjera. Me Bashën nuk ishin të kënaqur, por nuk donin të përçanin partinë.

Në Këshillin Kombëtar nuk është diskutuar data e zgjedhjeve. Vendimi që erdhi për tu votuar ishin vetëm emrat e komisionerëve. Në kryesi nuk ka qenë votimi unanim, sepse Alizoti ka abstenuar, ndërsa Bylykbashi dhe Alibeaj kanë qenë kundër.  Në 2013 në listë kanë qenë 103 mijë anëtarë, ndërsa tani ka shkuar 75 mijë”, shprehet Nishani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE