LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama s’ i ka shanset të jetë gomar

4 Dhjetor 2020, 09:08, Politikë CNA
Rama s’ i ka shanset të jetë gomar

Kryeministri Edi Rama në një dalje të stërgjatë televizive në televizionin Ora News të shumëakuzuarit publikisht por edhe nga SPAK, Ylli Ndroqi alias Xhemail Pasmaçiu, i akuzuar si trafikant droge, dje na tha se ishte i gatshëm të pranonte epitetin ?gomar? por nuk pranonte epitetin ?hajdut?.

Kryeminsitri tha se ky ishte opinion, megjithëse mund të quhej dhe fyerje por, atij mund t?i pëlqente dhe do ta pranonte t?i thoshin gomar.

Në fakt sërish, Rama zgjodhi një epitet pozitiv për veten e tij, pasi t?i thuash Edi Ramës gomar, është turp pasi fyen gomarin. Megjithëse në Shqipëri gomari ka një kuptim negativ apo shpesh përdoret në zhargonin e përditshëm si një fjalë për ta ofenduar atë që ke përballë. Në fakt gomari në vende të ndryshmë të botës ka tjetër simbolikë, përshembull në SHBA është simbol i politikës, është logo zyrtare.

Nga ana tjetër në Shqipëri e ofendojmë kot gomarin ose e përdorim ndoshta gabimisht si fjalë fyese sepse gomari është punëtor, është i palodhur, ndihmon, kurse nga ana tjetër kemi dëshirën e kryeministrit se mund ta pranojë t?i thonë gomar. Në fakt Edi Rama nuk është as punëtor as i palodhur, as i mençur sa gomari.

Siç e theksuam më lart, e fyejmë gomarin po ta përdorim si shprehje përballë Edi Ramës. Se gomari edhe punon edhe dëgjon, këta vetëm japin PPP e mbushin xhepat e tyre. Ndoshta ka ardhur koha që kryeministri t?i gjejë vetës një tjetër epitet pasi fjala gomar, gomar me zile dhe gomerë të tjerë nuk do i shkonte Edi Ramës, as qeverisë së tij. Do të ishte më mirë t?i vendoste ndonjë epitet të ndonjë kafshe tjetër e cila të ishte më gjumashe, më grabitqare, më tinzare.

Ajo që tha se ndihej keq kur i thonin hajdut, nuk i shkon Edi Ramës, është shumë pak për të. Ndoshta do të duhet që kryeministri ta vrasë edhe pak mendjen për t?i gjetur epitetin e vërtetë që i takon atij dhe qeverisë së tij të Rilindjes

Zoti Rama gomar 2 m nuk ka./CNA.al

Lajmet e fundit nga