LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Nuk jam specialist moviole", ja deklarata e Dajës pas barazimit në derbi

4 Dhjetor 2020, 19:45, Sport CNA
"Nuk jam specialist moviole", ja deklarata e Dajës pas barazimit

Ilir Daja, trajneri i Partizanit ka meritë të madhe, sepse ka arritur që të ndërtojë një grup solid, ku lojtarët luajnë në grup, por edhe rezultate nuk mungojnë. Natyrisht që dëshira e tij, ashtu si dhe tifozi më i thjeshta duan që ta fitojnë një ndeshje derbi ndaj Tiranës. E megjithatë, Daja thotë në prononcimin pas ndeshjes në ?Gol pas goli? në ?Supersport?, se: ?Të hyj në detaje taktike nuk është e mirë se do të reklamoj problemet që kishim, jemi mirë në fazën e mbrojtjes, por kam qejf të jemi mirë duke mbajtur topin e kontrolluar lojën. Por për të gjitha ato që thashë më lart, ky ishte mundësia e të dy ekipeve në këtë derbi që la shumë për të dëshiruar në aspektin tekniko/taktik?.

?Unë do të thoja që sidomos nga gjysma e fushës që ishim në pjesën e parë, nga ku fillojmë manovrën, kishim të vështirë të vinim topin në kontroll dhe kjo bëri të luanim me top të gjatë. As nuk ishim përgatitur për këtë, as lojtarët, madje edhe manovrën nuk e kishim ndërtuar kështu, por kushtëzimi me terrenin bën që je i detyruar të prishësh manovrën se një gabim në mbrojtje të kushton shumë, edhe pse është filozofia jonë?.

?Të punosh mirë në mbrojtje ke bërë mirë gjysmën e punës, sidomos në derbi. Nuk do ia delegoja lojtarëe të veçantë, edhe pse nuk ishin në ditën e tyre me të mirë, por në mënyrën se si duhej të kishim interpretuar lojën, nuk ishte e duhura. Po të shihni kishte raste të pakta nga të dy ekipet para portës dhe në përgjithësi topi qërkullonte në zona të parrezikshme. Kur ngushtoheshin zonat ishte e vështirë të vepronim. Edhe Bardhi, edhe Mala, janë lojtarë që veprojnë në zona të ngushta, por shpenzojnë ernergji, ndodh një gjë e tillë?

?Kam kërkuar gjithmonë ose më shumë minutazh lojë, pra më pak ndërprerje tek arbitrat, ose në rastet kur duhen ndëshkuar ndërhyrjet që rrezikojnë lojtarët. Këto gjëra nuk u panë sot, lojtarët u sollën si profesionistë. Sigurisht që peshorja nuk anon nga ana jonë në rastin e gjykimeve.?

?Nuk jam specialist moviole, nuk kam kërkuar asnjëherë edhe në favorin tonë, më mirë ja lejmë specialistëve të deklarojnë se ishte apo nuk ishte penallti. Gjithmonë do të jem i paragjykuar nëse flas, më mirë t?ia lëmë specialistëve komentin e rasteve e dyshimta. Nuk më keni kërkuar ndonjëherë që të kërkoj interpretimin e episodeve të tilla, kështu që po ndjek të njëjtën linjë. Gjëja më e mirë e derbit të sotëm ishte ?fair-play?. Ta mbyllim me këtë gjë, pasi pak kishte për të folur për aspektin e lojës. Ashtu si edhe Deden, edhe ty të kam pasur lojtar (i drejtohet Pinarit), kështu që përgjigjen jepe vetë. Ke shkaktuar penallti në momente delikate kur luaje si qendërmbrojtës?, përfundon trajneri Ilir Daja prononcimin pas ndeshjes derbi.

Lajmet e fundit nga