LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 24 mijë të infektuar në Itali/ Implementohen masat e reja anti-Covid

4 Dhjetor 2020, 17:13, Kosova & Bota CNA
Mbi 24 mijë të infektuar në Itali/ Implementohen masat e reja

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi dekreti i firmosur nga Kryeministri i Italisë Giussepe Conte për implementimin e masave të reja anti-COVID, kjo ka ardhur edhe me kundërshtimin e disa guvernatorëve mbi këto masa kufizuese.

Masat të parashikuara në dekret kanë të bëjnë kryesisht me mbylljen e restoranteve dhe hoteleve, zgjerimin e kohës së orës policore dhe ndalimin e kalimit të kufirit nga qyteti në qytet masë e cila ka nxitur revolta.

Kryebashkiaku i Venetos ka shprehur tekstualisht  se ?Shpresoj se qeveria do të pendohet për ndalimin e lëvizjes mes qyteteve?. Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana, është gjithashtu kundër ndalimit të udhëtimit

Qeveria Italiane do të mbaj qëndrim të ashpër për sa i përket zbatimit të masave anti-COVID, pasi kjo është për të mirën e qytetarëve, për uljen e numrit të rasteve dhe të viktimave nga koronavirusi dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

Një vendim i tillë vjen edhe në një kohë kur situata nga Covid paraqitet mjaft e rënduar në Itali, ku gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv 24 mijë qytetarë, ndërsa 814 të tjera kanë humbur jetën./CNA.al.

 

 

Lajmet e fundit nga