LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Hidhet shorti në Presidencë/ Përzgjidhen anëtarët e rinj të KED

4 Dhjetor 2020, 11:03, Aktualitet CNA
Hidhet shorti në Presidencë/ Përzgjidhen anëtarët e

Zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Hedhja e shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED është zhvilluar sot në presidencë.

Në short ishin kandidatët e sjellë nga Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor. KED është një organ kolegjial me 9 anëtarë dhe me mandat 1-vjeçar.Ky institucion ka rol kyç në vlerësimin e kritereve profesionale e morale të kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Marsida Xhaferllari zgjidhet anëtare e KED nga Gjykata Kushtetuese

Elsa Toska zgjidhet anëtarja e dyte e KED nga Gjykata Kushtetuese

Fiona Papajorgji zgjidhet anëtare zëvendësuese në KED nga Gjykata Kushtetuese
Ervin Pupe zgjidhet anëtar i KED nga Gjykata e Lartë

Ilir Panda zgjidhet anëtari zëvendësues nga Gjykata e Lartë
Adnand Xholi zgjidhet anëtar i KED nga KLP, Prokuroria e Përgjithshme
Kujtim Luli zgjidhet anëtar zëvendësues i KED nga KLP, Prokuroria e Përgjithshme
Nazmi Troka zgjidhet anëtar i KED

Astrit Kalaja anëtari i parë nga Gjykata e Apelit

Elona Toro zgjidhet anëtarja e dytë në KED nga Gjykatat e Apelit
Zeqine Sallaku zgjidhet anëtare zëvendësuese në KED nga Gjykatat e Apelit
Gjon Fusha zgjidhet anëtar në KED përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve
Genti Xholi zgjidhet anëtar në KED, përfaqësues nga Prokuroritë e Apeleve
Kleant Zeka zgjidhet anëtar zëvendësues i KED nga Prokuroritë e Apeleve

 

Lajmet e fundit nga