LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Dy universitete e master, por pa punë”/ Basha: E papranueshme situata e të rinjve

4 Dhjetor 2020, 08:06, Politikë CNA
“Dy universitete e master, por pa punë”/ Basha: E papranueshme

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar videon e historisë së një vajze nga Lezha teksa tregon se të rinjtë s kanë mundësi punësimi.

Basha ka premtuar se situata do të ndryshojë për të rinjtë shqiptarë pas ardhjes së kësaj partie në pushtet. Kryedemokrati shtoi se bashkë me të rinjtë duhet të punojnë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

?Është e papranueshme që të rinjtë në vend nuk kanë mundësi punësimi. Kështus është shprehur kreu i opozitës Lulzim Basha ndërsa fliste me një vajzë që është kthyer nga Franca për të mbështetur familjen e saj. Vajza thotë që ka mbaruar dy universitete, dhe një master po vijon që të jetë pa punë. Më tej Basha premton se, kur të vijë në pushtet, PD do ta ndryshojë situatën. Me planin e PD, sipas Bashës, 10 mijë të rinj që mbarojnë shkollën, do të kenë praktikë të paguar një vit?, shkruan Basha./CNA.al

Lajmet e fundit nga