42 bashki në vështirësi financiare prej borxheve të larta, 7 në kolaps
Shumica e bashkive rreth 42 prej tyre nga 61 gjithsej janë n...
Duke analizuar zhvillimin e qëndrueshëm global të përcaktuar në objektivat e Kombeve të Bashkuara, deri në vitin 2031, Banka Botërore gjeti se, ende një përqindje më e madhe e njerëzve sidomos në vendet në zhvillim dhe ato të varfra përballen me mungesën e sigurisë ushqimore, që përfshin aksesin e kufizuar në ushqim, mungesën e shumëllojshmërisë së ushqimit dhe cilësinë e dobët të tij.
Sipas Bankës Botërore, popullsia e varfër në Shqipëri, që përfshihet në 20% më të ulët të të ardhurave, është shumë e ekspozuar ndaj pasigurisë ushqimore.
Sipas grafikut bashkëngjitur, 60% e popullsisë së varfër në vend janë të ekspozuar nga mungesa e ushqimit dhe cilësia jo e mirë e tij. Në të kundërt të pasurit kanë një ekspozim më të ulët, pasi pak më pak se 10% e tyre janë të ekspozuar ndaj këtij fenomeni.
Siç shihet nga grafiku, Shqipëria renditet ndër vendet europiane me ekspozimin më të lartë të të varfërve ndaj mungesës së sigurisë ushqimore. Më keq se Shqipëria janë vetëm disa vende të Afrikës.
Me krizën ekonomike që ka krijuar Covid-19, popullsia e paushqyer po rritet, pas një rënie prej një dekade.
Banka Botërore analizon se nënushqyerja është e lidhur ngushtë me mungesën e sigurinë ushqimore. Pasiguria e ushqimit manifestohet në mënyra të ndryshme. Këto variojnë nga pasiguria rreth aftësisë për të marrë ushqim, pra që u duhet të bëjnë kompromis për cilësinë dhe shumëllojshmërinë e ushqimit, deri te mosngrënia për një ditë të tërë.
Mungesa e sigurisë ushqimore trajton kompleksitetin e urisë. Ky tregues dallon nga të tjerët se ka dalë nga një sondazh i drejtpërdrejtë me familjet me 8 pyetje dhe mbi një sërë përvojash të pasigurisë ushqimore në secilin vend. Përgjigjet e tyre përdoren për të përcaktuar probabilitetin që një familje të përjetojë pasiguri të moderuar ose të rëndë të ushqimit.
Pasiguria e rëndë e ushqimit është e lidhur ngushtë me mosushqyerjen ose përjetimin e urisë. Edhe pse pasiguria e moderuar e ushqimit nuk mund të sinjalizojë drejtpërdrejt kequshqyerjen, ajo kap popullatën e prekshme nga kequshqyerja dhe shëndetin e dobët. Në fakt, kur krahasohen vendet me nivele të ngjashme të nënushqyerjes dhe varfërisë, ?Raporti i Ushqimit 2019? zbulon se pasiguria e moderuar e ushqimit është gjithashtu e ndërlidhur në mënyrë të konsiderueshme me mbipeshën.
Sot, një në katër persona në të gjithë botën përjeton pasiguri të moderuar ose të rëndë të ushqimit, dhe një në njëmbëdhjetë përjeton pasiguri të rëndë ushqimore. Shumica e familjeve gati 1.3 miliardë nga 2 miliardë, që përjetojnë pasiguri ushqimore ndodhen në Afrikën Sub-Sahariane dhe Azinë Jugore.
Pasiguria e ushqimit në Afrikën Sub-Sahariane është e lartë, më shumë se gjysma e popullsisë e përjeton atë. Deri në vitin 2018, numri i përgjithshëm i njerëzve që përjetuan të paktën pasiguri të moderuar të ushqimit ishte më i larti në Afrikën Sub-Sahariane. Pas vitit 2019, Azia e Jugut kaloi Afrikën Sub-Sahariane.
Të dhënat e tjera të INSTAT tregojnë se Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në Europë në totalin e shportës, një tregues indirekt i varfërisë. Sipas të dhënave që i referohen vitit 2019, rreth 41% e shpenzimeve totale shkonin për t?u ushqyer, përkundrejt 34% në Kosovë, 33% në Maqedoninë e Veriut, 27% në Bosnjë dhe më pak se 24% në Serbi e Mal të Zi. Ndërsa mesatarja e Bashkimit Europian e peshës së ushqimeve në totalin e shpenzimeve për konsum është 12%./Monitor
Shumica e bashkive rreth 42 prej tyre nga 61 gjithsej janë n...
Në këto kohë të COVID-19, është interesante të dini se sa po...
Mënyra se si qeveritë tona i shpenzojnë fondet publike në ko...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka folur m...
Banka Botërore lajmëron se, pandemia Covid-19 do të bëhet sh...
Për individët që duan të marrin kredi, normat e interesit ja...
Ish-ministri i Financave Arben Malaj ka bërë një analizë të ...
Ekspertii Ekonomisë Selami Xhepa komentoi situatën ekonomike...
Sipas Bankës së Shqipërisë sa i përket ecurisë e çmimeve të ...
FMN ka publikuar raportin për Shqipërinë duke thënë se vendi...
Gati 1,4 për qind e popullsisë së Shqipërisë në vitin 2017 j...
Në farmacitë e Tiranës aktualisht ka mungesë termometrash, n...
“Hotel Tirana International” i njohur si 15 katëshi mbylli s...
Më pak se herën e kaluar, por sërish të dhimbshmeVendet shën...
Pabarazitë në arsim po rriten dita – ditës, teksa shtresat e...
Dy të rinj janë ndaluar nga policia pasi ditën e djeshme bas...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, është tregua...
Bizneset e vogla nuk po arrijnë të mbijetojnë në një treg ku...
Kryetari Shoqatës së Biznesit të Vogël Albert Nasto deklaroi...
Alkooli dhe cigaret konsumohen më së shumti nga shtresa e me...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura m...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...