Kombëtare
Zyrtarizohet gjithçka/ “Air Albania Stadium” do mirëpresë finalen e kompeticionit të madh europian

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, FSHF ka bërë publike një vendim historik për Shqipërinë. “Air Albania Stadium” do të mirëpresë finalen e “Conference League” në vitin 2022.
NJOFTIMI I FSHF-së:
FSHF sjell në Shqipëri një finale të madhe europiane! “Air Albania Stadium” mirëpret finalen e “Conference League” në vitin 2022! Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s është mbledhur sot përmes video-konferencës dhe mori një vendim historik për Shqipërinë! Finalja e “UEFA Conference League”, turneut më të ri europian për klube që do të nisë sezonin e ardhshëm, do të zhvillohet në stadiumin kombëtar “Air Albania” në vitin 2022!
Kjo është hera e parë në historinë e sportit shqiptar që vendi mirëpret një finale europiane të këtyre përmasave. Shqipëria ishte një nga kandidatet kryesore për zhvillimin e kësaj finaleje, por arriti të lërë pas Irlandën e Veriut dhe Finlandën.
Në këtë mbledhje historike mori pjesë edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njëherësh edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, i cili ka pasur një rol kyç duke lobuar vazhdimisht për këtë vendim.
Gjatë mbledhjes Presidenti Duka falënderoi të gjithë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv për mbështetjen që po i japin Shqipërisë dhe në veçanti futbollit shqiptar. Një event i këtyre përmasave është një mundësi fantastike promovimi për Shqipërinë, që do të jetë në qendër të vëmendjes për disa ditë me radhë. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mori edhe disa vendime të tjera në mbledhjen e zhvilluar sot në lidhje me finalet e kompeticioneve të UEFA-s.
Lajme të Rekomanduara:

Barça surprizon me vendimin, mësohet e ardhmja e Manajt
Rey Manaj nuk do lëvizë nga Barcelona B. Katalanasit kanë vendosur të mbajnë sulmuesin e tyre, paçka se ofertat për lushnjarin nuk kanë munguar. Manaj...

E bujshme/ Armando Sadiku arrin akordin me klubin nga Bolivia
Sulmuesi i Shqipërisë Armando Sadiku do të transferohet në Bolivinë e largët. Futbollisti i Erzurumsporit do të transferohet te klubi i Bolivarit në Amerikën e...