LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Vaksina nuk krijon imunitet të përhershëm”/ Mjekja shqiptare në Gjermani tregon për sa kohë nuk riinfektohesh

3 Dhjetor 2020, 15:38, Sociale CNA
“Vaksina nuk krijon imunitet të përhershëm”/ Mjekja

Mjekja shqiptare në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg thotë se çdo pacient me Covid-19 ka specifika të veçantë dhe kërkon një trajtim të veçantë.

Ajo theksoi se po synohet që protokollet në Gjermani të aplikohen edhe në Shqipëri.

Sipas saj, e reja e valës së dytë të Covid është rritja e numrit të vdekjeve në reanimacion, ndryshe nga vala e parë.

?Ne kemi fituar çdo ditë e më shumë njohuri teorike dhe klinike, të cilat kanë vërtetuar që çdo rast është specifik dhe për trajtimet, përveç protokolleve ndjekim dhe historinë e çdo pacienti. Njëkohësisht me problemet trupore që mund të ketë një pacient, trajtojmë dhe ato psikike. Duhet të theksojmë që këto protokolle, të cilat po aplikohen në Gjermani, ne po përpiqemi si mjekë t?ua shtojmë atyre protokolleve që ekzistojnë në Shqipëri në mënyrë që të ecim në hapin e kohës. Në Gjermani kanë treguar se këto protokolle, të paktën e kanë stopuar valën e dytë, pra nuk kemi rritje të numrave. E reja e kësaj vale të dytë është që janë rritur numrat e vdekjeve në reanimacion?, tha Dollenberg për A2.

Sa i përket vaksinës, mjekja u shpreh se ajo do të japë një ndihmesë të madhe, por nuk krijon imunitet të përhershëm, duke shtuar se të paktën deri në 6 muaj nuk mund të riinfektohesh.

?Ne jemi të lumtur që në Gjermani janë certifikuar dy vaksina, ajo e AstraZeneca dhe e Biontech. Këto vaksina kanë vërtetuar një tolerancë deri në 95%. Prandaj, ne besojmë se vaksinimi duhet të fillojë sa më shpejt. Në Gjermani do të nisë në fund të dhjetorit ose në fillim të janarit. Të parët do ta marrin mjekët dhe më pas më të rrezikuarit. Ne kemi tejkaluar dhe vështirësitë logjistike për transportimin e vaksinës. Vaksina do të japë një kontribut të madh, por nuk do të jetë mjeti i vetëm. Të gjithë e dimë se vaksina nuk krijon një imunitet të përhershëm, por të paktën për 6 muaj nuk do të riinfiktohemi. Do iu lutesha të gjithë shqiptarëve që të respektojnë të gjitha masat do të na shoqërojnë dhe në muajt në vazhdim?, tha ajo./CNA.al.

Lajmet e fundit nga