LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U kap duke transportuar 38 kg marijuanë me makinë/ Arrestohet 44-vjeçari nga Tirana

3 Dhjetor 2020, 08:13, Kronika CNA
U kap duke transportuar 38 kg marijuanë me makinë/ Arrestohet

Goditet një tjetër tentativë për trafikimin e lëndëve narkotike.

Në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se me një automjet po transportohej lëndë narkotike, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar ?Nënkalimi?, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

P.L., 44 vjeç, banues në Tiranë.

Në aksin rrugor Laç-Fushë Krujë, në vendin e quajtur ?Nënkalimi i Fushë Krujës?, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip ?Volksëagen?, me drejtues shtetasin P. L. Gjatë kontrollit në bagazhin e mjetit u gjetën rreth 38 kg lëndë narkotike marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti ?Volksëagen? dhe 2 aparate celular. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale ?Prodhimi dhe shitja e narkotikëve?./CNA.al

Lajmet e fundit nga