Connect with Us

Tre ish-presidentët amerikanë dalin vullnetarë/ Do e bëjmë vaksinën publikisht për të provuar se është e sigurt

Bota

Tre ish-presidentët amerikanë dalin vullnetarë/ Do e bëjmë vaksinën publikisht për të provuar se është e sigurt

Publikuar

-

Tre ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton kanë shprehur gatishmërinë bëjnë përpara kamerave vaksinën antiCovid menjëherë pasi ajo të marrë aprovimin e Administratës amerikane për Ushqime e Barna.

Sipas tyre, me këtë fushatë ndërgjegjësimi do të japin një mesazh të fortë te populli amerikan dhe do të kthejnë besimin e tij për të bërë vaksinën anticovid.

Freddy Ford, kreu i stafit të Bush, deklaroi për CNN se presidenti i 43- kishte kontaktuar Dr. Anthony Fauci – drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive dhe eksperti kryesor i sëmundjeve infektive të vendit dhe Dr. koordinatori i përgjigjes për koronavirusin e Shtëpisë së Bardhë, për të ofruar kontributin e tij në promovimin e vaksinës.

Ndërsa sekretari i shtypit të Clintonit tha për Cnn ditën e mërkurën se ish-presidenti do të ishte i gatshëm të merrte vaksinën në një mjedis publik për ta promovuar atë.

LEXO EDHE:  Maskat kirurgjikale, një simbol i epidemisë!/ A duhet të mbahen akoma pas vaksinimit?

“Presidenti Clinton patjetër do të marrë një vaksinë sa më shpejt që të jetë në dispozicion të tij, bazuar në përparësitë e përcaktuara nga zyrtarët e shëndetit publik. Dhe ai do ta bëjë atë në një mjedis publik nëse do të ndihmojë në nxitjen e të gjithë amerikanëve të bëjnë të njëjtën gjë”-tha Angel Urena .
Ndërkohë, Obama u shpreh se kishte besim në fjalët e Faucit, “Unë mund ta marr vaksinën në Tv, ose ta filmojë momentin e vaksinimin që njerëzit të shikojnë se unë i besoj kësaj shkence”, tha Obama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Kriza politike në Itali/ Kryeministri Conte njofton dorëheqjen

Publikuar

-

Nga

Kriza politike në Itali/ Kryeministri Conte njofton dorëheqjen

Kryeministri italian  Giuseppe Conte ka njoftuar se do japë ditën e nesërme dorëheqjen.

Lajmi konfirmohet nga mediat italiane, ku thuhet se Conte do të paraqesë dorëheqjen në zyrën e presidentit e Republikës, Sergio Mattarella.

“Qëllimi im është të gjej një marrëveshje që jep një perspektivë të qartë politike për të qeverisur deri në fund të legjislacionit,” tha Conte, sipas gazetës italiane “La Repubblica”.

Pas dorëheqjes, Conte shpreson të formojë një qeveri të re që mund të llogarisë një shumicë më të gjerë.

LEXO EDHE:  Situata nga Covid-19/ Basha ngre alarmin: Tregu i farmacisë po humbet profesionistët

LEXO EDHE:  Maskat kirurgjikale, një simbol i epidemisë!/ A duhet të mbahen akoma pas vaksinimit?

Raporti shtoi se Conte do të bashkojë forcat në një koalicion të ri që do të tërhiqte nga anëtarët e qendrës dhe të ashtuquajturve “të përgjegjshëm” të parlamentit.

Qeveria e Conte u përballë me pakënaqësi në vend për shkak të menaxhimit të krizës ekonomike në vend.

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinat për Ballkanin Perëndimor/ Borrell: Vendet anëtare të japin një pjesë nga dozat e tyre

Publikuar

-

Nga

Vaksinat për Ballkanin Perëndimor/ Borrell: Vendet anëtare të japin një pjesë nga dozat e tyre

Përfaqësuesi i lartë i BE, Josef Borrell në mbledhjen e parë për këtë vit të Këshillit për Punët e Jashtme, ku u diktua ceshtja e vaksinave dhe kritikat se BE e ka lënë Ballkanin Perëndimor pa mbështetje, deklaroi se shtetet anëtare të ndajnë një numër të caktuar dozash për vendet e treat.

“Jam shumë i bindur se ndarja e vaksinës në mënyrë të drejtë në të gjithë botën, është pjesë e zgjidhjes jo vetëm për arsye solidariteti global por edhe për sigurinë tonë shëndetësore.

LEXO EDHE:  Britania e Madhe rikthen karantinën/ Diskutohet mbyllja e kufijve

LEXO EDHE:  Maskat kirurgjikale, një simbol i epidemisë!/ A duhet të mbahen akoma pas vaksinimit?

Ne nuk do të jemi të sigurt derisa të jenë të gjithë të sigurt. Kemi konsideruar mundësitë që vendet anëtare të ndajnë vaksinat, gjë që është shumë e vështirë nëse marrim parasysh vështirësitë që shtetet po hasin në procesin e tyre të vaksinimit”, tha Borrell.

Më herët, komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi se unioni qëndron përkrah vendeve të rajonit në mënyrë që të sigurohet sa më parë akses ndaj vaksinave.

 

LEXO TE PLOTE

Bota

“Furnizimi me vaksina për Ballkanin Perëndimor”/ Ja cili është “ngërçi” për të mundësuar shpërndarjen

Publikuar

-

Nga

“Furnizimi me vaksina për Ballkanin Perëndimor”/ Ja cili është “ngërçi” për të mundësuar shpërndarjen

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan të hënën në Bruksel për ndarjen e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ato të fqinjësisë lindore.

Sipas burimeve diplomatike të BE-së, në këtë takim u përsërit qëllimi i BE-së që “sa më parë” të sigurojë një sasi të dozave të vaksinave edhe për vendet në fjalë, të cilat do të ndaheshin nga sasia që u dedikohet vendeve anëtare.

Por, problem serioz në këtë moment thuhet se paraqesin vonesat në shpërndarjen e vaksinave nga prodhuesit te vendet anëtare të BE-së.

Kjo, sipas burimeve në Bruksel, e vështirëson edhe donacionin e vaksinave që BE-ja e ka paralajmëruar për vendet e Ballkanit Perendimor.

Komisioni Evropian është në bisedime me prodhuesit e vaksinave për t’i detyruar ata që t’i përmbushin obligimet nga marrëveshja për shpërndarjen e tyre.

Aktualisht, vetëm dy vaksina janë të autorizuara për përdorim në BE: Pfizer/BioNTech dhe Moderna.

Nga Komisioni Evropian është paralajmëruar se deri në fund të kësaj jave do të autorizohet edhe vaksina e zbuluar nga Universiteti i Oxfordit dhe e prodhuar nga kompania AstraZeneca.

LEXO EDHE:  Maskat kirurgjikale, një simbol i epidemisë!/ A duhet të mbahen akoma pas vaksinimit?

LEXO EDHE:  Vala e dytë e koronavirusit/ BE: Ndërpreu dinamikën ekonomike

Kjo kompani e ka shqetësuar BE-në me njoftimet se në çerekun e parë të vitit do të shpërndajë 60 për qind më pak vaksina sesa që janë porositur.

Vonesat e tilla në BE tash përmenden si arsye shtesë se përse ende asnjë vend i rajonit të Ballkanit Perëndimor nuk ka marrë ndonjë sasi të vaksinave përmes BE-së.

Shumica e vaksinave për këto vende pritet të arrijnë përmes nismës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë, COVAX, e cila synon shpërndarjen e vaksinave edhe në vende të varfra.

Por, duke e ditur se ato do të arrijnë më vonë, në BE pohojnë se do të “bëjnë çdo gjë në mundësinë e tyre” për të siguruar qasje sa më të shpejtë në këto vaksina edhe për vendet e rajonit.

Pos që është donatore kryesore në nismën COVAX me mbi 800 milionë euro, BE-ja ka dhënë edhe 70 milionë euro për vendet e Ballkanit Perëndimor, për t’iu ndihmuar në fushatën e vaksinimit./REL.

LEXO TE PLOTE