LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama tallet me analistët/ Qenkan revoltuar për memet, nuk ka asnjë shans të ndodhë

3 Dhjetor 2020, 17:07, Politikë CNA
Rama tallet me analistët/ Qenkan revoltuar për memet, nuk ka

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas propozimeve të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Kodit Penal.

Kodi i ri Penal parashikon edhe kriminanlizmin e montazheve apo memeve. Personat që publikojnë montazhe me fjalë apo imazh të një personi, pa pëlqimin e tij, duke i dëmtuar reputacionin dhe kur nuk përmendet shprehimisht se publikimi është një montazh, do të dënohen deri në 1 vit burg. Ndjekja penale do të fillojë me një ankim të personit që ka qenë objekt i montazhit apo memes dhe do të pushojë nëse personi tërhiqet.

Lidhur me këtë, kryeministri u shpreh se një gjë e tillë nuk ka për të ndodhur asnjëherë, duke theksuar se ende nuk ka një material zyrtar për dënimin e memeve.

?Shih shih qenkan revoltuar ca analistë se do u dënokan memet me Kod Penal, duke u nisur nga s’di ç’material jozyrtar! Po si mund të ndalohen memet me ligj na e thonë dot këta orakuj të kombit? Asnjë shans s’ka, ku ta gjenim që dhe këta të merreshin me meme që të vlenin për diçka?, shkruan Rama./CNA.al.

 

Lajmet e fundit nga