LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pse Basha nuk krijoi dot në shtatë vite një elitë të re

3 Dhjetor 2020, 10:03, Politikë CNA
Pse Basha nuk krijoi dot në shtatë vite një elitë të re

Kryetari i një pjese të opozitës dhe i Republikës së Re, Lulzim Basha ditët e fundit po përpiqrt të konfirgurojë emrat që do të drejtojnë qarqet e PD, pra listën elitare të tij. Në fakt e ka mjaft të vështirë, njëherë çon Edmond Spahon në Korçë, pastaj e kthen në Elbsana, njëherë Flamur Nokën në Elbasan e pastaj e kthen në Tiranë. Shkon tek Eno Bozdo në Korçë e pastaj rikthen Bujar Leskajn në Vlorë, merr Enklejd Alibejan e çon në veri apo Edi Palokën në Kukës e kështu me radhë.

Ditë pas ditë Luli pyet dhe kërkon emra por, e ka vështirë të gjejë një elitë përfaqësuese, qoftë edhe të atij niveli siç e kishte ai imazhin në vitin 2005, pra të shitej aq sa u shit Lulzim Basha. Në shtatë vite është sërish ky njeri, ai që erdhi në PD si një prurje e re, si një elitë e re e saj dhe u bë i tillë, i cili nuk e krijon dot partinë e vlerave dhe të afrojë atje personazhe të rëndësishme publike. Shumë emra të cilët ai tentoi t?i fuste, e refuzuan. Do t?i numërojmë me gishtat e dorës, por nuk do të jenë elitë ata që do të futë si kandidatë, nuk do të mundet t?i sjellë në lojën politike. Kishte jo pak, po 7 vite kohë atë që mund te quhet elita e re e PD. Një eltë e re e pakontestueshme, jo konflikutale, jo përçarëse, jo në shërbim të Edi Ramës, por që të kishte mendje dhe gojë, të kishte vlera dhe parime e jo t?i bënte fresk kryetarit.

Basha kishte hallin e karriges së tij dhe këtë nuk e bëri. Sot ka një hall edhe më të madh, nuk ka se kë të çojë nëpër qarqe, nuk ka se kë të kandidojë, ka ngelur maksimumi në nivelet e dyta dhe të treta të qeverisjes së Sali Berishës dje, a thua se Sali Berisha ishte i pamend për t?i marrë ata dhe për t?i nxjerrë përpara. Në fakt Sali Berisha drejtonte me elitën e partisë dhe më të pazotëtë i linte më pas. Lulzim Basha kishte mundësi t?i provonte, i provoi në opozitë, i mori një pjesë dhe i vuri sekretarë, drejtues lokalë. Partia iu përça, iu coptua sepse tregoi se këta individë që Luli kishte mbledhur nga pas, qëllimin e tyre e kishin grabitqar për të ruajtur apo për të kapur një karrige, jo qëllime parimore për të ngritur vlerat e PD dhe për ta kthyer atë më të fortë se kurrë. Çuditërisht kur fundi i oqeanit duhet të prekej në 2013, anija vazhdon e bie me thellë pa u ndalur ende.

Nuk mundi të mblidhte disa të rinj me vlera të studiuar në Shqipëri e të trajtuar jashtë apo dhe nga ata me kontribute dhe parime që të përfaqësonin të djathtën dhe të hapte dyert e PD, por këdo që afronte e largonte. Shpalli dikur një kop të ri të nxituar të cilën e mbushi si mundi por kurrë nuk i thirri, kurrë nuk i mblodhi, kurrë nuk u konsultua me ta, kurrë nuk i bëri aktivë. Kurrë nuk eci me ta në krah për t?i nxjerrë dhe për t?i udhëhequr si një lider që më pas tju merrte votën që ata do të tërhiqnin nga elektorati. Lulzim Basha nuk e bëri këtë në më shumë se shtate vite dhe nuk ka bërë dot tashmë sepse s? ka çfarë të bëjë. Një mandat deputeti që ofron është hic. Nga ana tjetër mund të shohim një risi në politikë.

Prej disa muajsh Jozefina Topalli ka dalë si pjesë e një lëvizje e shpallur pak kohë më parë, por që duket se është dashur pak më shumë punë. Janë dhjetëra emra të studiuar në Tiranë, të cilët shkojnë bëjnë mastera dhe punojnë për institute shkencore në Austri, në Romë, në La Sapienza, në Gjermnai, janë mjekë janë shkencëtarë, janë njerëz të një elite pas shumë kontributesh dhe sakrificash në studime dhe sot janë gati të hyjnë në politikë. Janë trashëgimtarë të familjeve të djathta të vërteta, janë njërëz nga bota e biznesit, me vlera qytetare që në pak kohë u gjendën. Disa ishin aty brenda në PD, ish drejtues të forumit rinor apo të tjerë të cilët nuk u vlerësuan kurrë dhe nuk shikoheshin nga Lulzim Basha. Mjafton t?i shohësh si një grup, që e thënë në gjuhën popullore ?nuk ke çfarë t?i shash?. Në rast se do merremi me elitën e re të Salianjëve e çunave të Fahriit që krijoi Lulzim Basha, ?kë të zësh edhe kë të lësh? thotë një fjalë e urtë popullore, ndërsa tek ky grup sheh diçka ndryshe.

Duke i krahasur lehtësisht kupton qëllimin e Lulzim Bashës që nuk ka qenë krijimi i një elite, hapja e një partie dhe për t?i marrë këta të rinj më pas për t?i hedhur në ?një luftë? politke me kundërshtarin për të treguar se PD kishte ndryshuar, ka emra të rinj, ka një elitë të re, ka një produkt të krijuar në opozitë i cili ngjall shpresë dhe sjell ndryshim. Kështu do të ishte shumë më lehtë për Lulzim Bashën, duke mbajtur partinë të bashkuar dhe duke nxjerrë një elitë të re përpara të cilën do ja pranonin të gjithë. Askush nuk do ja kontestonte të rinjtë me vlera dhe parime të cilët vinin nga e djathta, të cilët ishin shpirti dhe zemra e të djathtës.

Por, Luzlim Basha nuk bëri këtë, ai luftoi për të mbajtur karrigen e tij dhe sot ja ku ndodhet. Nuk ka emra për të çuar në qarqe, nuk ka se kë të kandidojë. Është tek elita e njërëzve ende të 2013 dhe 2017. Nuk po mundet dot të krijojë një produkt të ri, është fiks tek variant ?hiqja Lenës, veja Prenës?, merr këtu e ver atje, merr atje e ver këtu. Këta njërëz ka, nuk ka ngelur më njeri nga pas për të ecur para, për të ngjallur shpresë tek elektorati, është bërë me keq se Edi Rama. Këto janë faktet të cilat tregojnë edhe njëherë se Luli nuk ka pasur qëllim të fitojë zgjedhjet apo të vijë në pushtet, por thjesht ka dashur të mbajë karrigen e kryetarit të opozitës për të bërë pazar apo për të qeverisur nesër me socialistët.

Lajmet e fundit nga