Connect with Us

Plas në PD/ Gaz Bardhi sherr me ish-deputetin e Elbasanit

Politikë

Plas në PD/ Gaz Bardhi sherr me ish-deputetin e Elbasanit

Publikuar

-

Bardhi “nuk ia lë mangët” Spiropalit/ Ke të drejtë që nervozohesh, SPAK ka punë me ty, para dhe pas 25 prillit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi tashmë duket se është bërë një mollë sherri për shumë personazhe të Partisë Demokratike.

Pas akuzave ndaj tij drejtuar nga Shkodra, Korça, Vlora, Durrësi Dibra dhe Tirana për manipulimin e zgjedhjeve, për manipulimin e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për deputet, qendrimeve të forta të doktor Halim Kosovës, duket se një konflikt tjetër ka plasur në partinë e Lul Bashës. Sherri ka ndodhur mes Gazmend Bardhit dhe Endri Hasës, ky i fundit ish-deputet i qarkut të Elbasanit. Mësohet se konflikti ka lindur pasi komisioni e skualifikoi Hasën nga rruga e tij e mëtejshme për kandidat për deputet. Për këtë arsye Hasa ka bërë përgjegjës Gaz Bardhin duke e akuzuar edhe më ashpër sesa doktor Halim Kosova dhe përdorur terma fyese ndaj Gazmend Bardhit.

Zgjidhje ka kërkuar tek Lulzim Basha, i cili tashmë duhet të bëjë edhe rolin e zgjidhësit të ngërçeve mes ish deputetëve të tij me Gazmend Bardhin, i cili gjithnjë e më shumë po sulmohet nga ish deputetë, ish drejtues dhe personalitete politike të PD. Mësohet se Basha nuk e ka lëshuar ish deputetin e tij Endri Hasa pasi dihen dhe lidhjet e forta dhe pazaret që kanë këta të fundit apo edhe histori të tjera që fillojnë me kompanitë e familjarëve të Lulzim Bashës. Konflikti duket se vazhdon, pasi është një sherr i ashpër dhe i ndezur.

Nuk është ky i pari dhe i fundit, pasi një përplasje më herët me Gaz Bardhin ka pasur edhe Ervin Salianji. Gjthashtu siç e përmendëm më lart doktor Halim Kosova por edhe personazhe të tjerë të PD që tashmë janë në një betejë direkte me sekretarin e Përgjithshëm të Lulzim Bashës i cili është kthyer në një mollë sherri për shkak të qendrimeve te tij dhe pëplasjeve të ndryshme me disa nga eksponetët kryesorë të Partisë Demokratike./CNA.al

Halim Kosova sulmon Gazmend Bardhin/ Trokita në derën e PD dhe mu përgjigj një zë as burrë as grua

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

“Në këtë betejë ylli është skuadra”/ Rama sqaron përjashtim e Ditmir Bushatit nga lista

Publikuar

-

Nga

“Në këtë betejë ylli është skuadra”/ Rama sqaron përjashtim e Ditmir Bushatit nga lista

Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar listën me emrat e kandidatëve për deputet në 12 qarqet e vendit, është pyetur dhe për mospërfshirjen e Ditmir Bushati, në listat për qarkun Shkodër.

“Në këtë betejë ylli është skuadra dhe unë flas vëtëm për skuadrën dhe nuk flas për individin

Skuadra e PS është shumë më tepër sesa skuadra e deputetëve, kështu që besoj, që të gjithë kanë shumë për të dhënë dhe ata që kanë marrë më shumë kanë për të dhënë më shumë, me siguri dhe jam i bindur se pjesa më e madhe kështu do bëjë, sepse besoj se ka një kohë për të marrë dhe një kohë për të dhënë”, tha ai./CNA.al

LEXO EDHE:  Dialog Rama-Basha?/ Noka: Zero shance

LEXO EDHE:  Meta ktheu buxhetin 2021/ Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e Presidentit

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Një grua zë vendin e parë në listën e Korçës/ Kush është kandidatja e PS-së

Publikuar

-

Nga

Gjatë një konference për mediat, kryeministri Edi Rama ka prezantuar kandidatët e Parrtsë Socialiste për secilin qark.

Mes të tjerave, Rama prezantoi edhe kandidaten që do të jetë e para në listën e Korçës.

Kreu i qeverisë bëri të ditur se vendin e parë në listë do ta zerë Eni Zake, e cila mban postin e anëtares së Këshillit Bashkiak të këtij qyteti dhe është administratore e Universitetit të Korçës.

“Eni Zake do jetë në Korçë: Anëtare e Këshillit Bashkiak dhe Administratore e Universitetit të Korçës. Komitetit korçar i jepet një mesazh i qartë”, theksoi Rama.

Në vitet 2005–2014 Zake ka punuar si Përgjegjëse e Sektorit të Financës dhe Personelit në radio-televizionin publik “KORÇA”.  Për një periudhë 10-vjeçare (2005 –2015) ajo ka punuar edhe si pedagoge e ftuar (part-time) në Universitetin “Fan. S. Noli“ të Korçës.

LEXO EDHE:  Familjet e përjashtuara nga ndihma ekonomike/ Ja dëshmitë dhe pamjet tronditëse

LEXO EDHE:  PD homazhe në kujtim të Azem Hajdarit/ Basha: Azem ti je gjallë

Në periudhën 2014-2017 punoi si Drejtore e Degës së Thesarit, Korçë (Ministria e Financave) dhe aktualisht prej prillit 2017 si Administratore në Universitetin e Korçës.

Zake është anëtare e PS, delegate për Kongresin në Forumin e Gruas Socialiste, aktiviste dhe pjesëmarrëse në takime me organizatat e partisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Publikuar

-

Nga

Dritan Leli i refuzoi propozimin/ Rama: Është zgjedhja e tij!

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat, është pyetur dhe për refuzimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë.

Rama tha se është e vërtetë që e ka propozuar, por ai nuk e ka parë të arsyeshme.

 “Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”, deklaroi Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE