Përveç kësaj, komisioneri Celibashi ka kërkuar nga Partia Socialiste që të shmangë gjuhen denigruese ndaj kundërshtarëve, duke treguar vetëpërmbajtje gjatë dhënies së mesazheve politike./euronews
Politikë
“Pa çuar Gjiknurët me shokë para drejtësisë, s’ka integrim”/ Deputeti u nxjerr të palarat Ramës e Bashës

Deputeti i opozitës Valteri gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, deklaroi se negociatat në Shqipëri nuk do të hapen, për aq kohë sa nuk do të çohen para drejtësisë të korruptuarit.
“Kapja e shtetit është gangrena e ekonomisë shqiptare, pavarësisht përmirësimit të ligjeve, Shqipëria do jetë një vend që nuk do të pëlqehet nga investimet e huaja dhe kjo për shkak të korrupsionit më qeveri, kemi ndërtuar një ekonomi që bazohet te të fortët, krimi dhe oligarkia.
Prandaj Shqipërisë i shtyhen negociatat. S’mund të hapen negociata sado Damian Gjinkuri qëndron i patrazuar në Kuvend dhe bëjnë marrëveshje me PD, ka shkaktuar tërmet kudo, ta mbledhim mendjen se s’mund të integrimi në BE pa çuar Gjiknurët me shokë para drejtësisë.
Europa kërkon që kushtet të plotësohen dhe një prej kushteve është që të korruptuarit të cohen para drejtësi, Basha ,Rama nuk ka asnjë interes që vendi të integrohet në BE. Dhe kur shkojnë ato dhe rregullojnë dhëmbët i bëjnë në klinika europian, nëse realiteti shqiptar është gjithnjë dhe më i larguar nga Europa. Dimri i dytë erdhi dhe shumë prej jush janë në çadra, Zoti na dhëntë forcë”./CNA.al