Connect with Us

Nuk respektuan masat anti Covid/ Policia bën namin me gjobat

Kronika

Nuk respektuan masat anti Covid/ Policia bën namin me gjobat

Publikuar

-

“Aktivë dhe të pakujdesshëm’/ Urgjenca Kombëtare ngre shqetësimin: Moshat më të prekura nga Covid, 15-35 vjeç

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 690 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

LEXO EDHE:  Kryente vjedhje në shumë vende të BE/ Vihet në pranga 30 vjeçari

Në Dibër janë ndëshkuar me nga 5.000.000 lekë secili, 2 shtetas, pasi kanë organizuar një tubim në kundërshtim me masat anticovid.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve është evidentuar një subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

Zjarri në banesën në Gjirokastër/ Ndërron jetë në spital 12-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

E rënë në Sarandë/ Shkrumbohet banesa, digjet brenda dhe 54- vjeçari

Ka ndërruar jetë në spital, 12 vjeçarja e cila u lëndua nga flakët që përfshinë banesën në Gjirokastër.

Pak më herët u raportua se e mitura kishte marrë plagë ndërsa ishte transportuar në spital.

Ndërsa në një njoftim të fundit nga policia, mësohet se 12 vjeçarja ka ndërruar jetë.

Gjirokastër/Informacion paraprak.



Rreth orës 20:30, në sallën operative ka ardhur një telefonatë se në fshatin Dervician, Dropull, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit I. N.

LEXO EDHE:  Aksident në Krujë/ Makina përplas për vdekje 52-vjeçarin

LEXO EDHE:  Kryente vjedhje në shumë vende të BE/ Vihet në pranga 30 vjeçari

Në momentin kur banesa është përfshirë nga flakët, brenda saj kanë qënë shtetasi  I. N., 49 vjeç dhe vajza e tij 12 vjeçare, ku si pasojë janë  dëmtuar dhe janë transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftohemi nga Spitali se 12 vjecarja ka ndërruar jetë.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto/ Shkrumbohet nga flakët banesa në Gjirokastër, lëndohet e mitura

Publikuar

-

Nga

cna lajme rajon

Një banesë është përfshirë nga flakët mbëmjen e sotme në fshatin Dervician të Gjirokastrës.

Sipasojë e flakëve mësohet se një vajzë rreth 16 vjeçe ka mbetur e lënduar. Nuk dihet ende gjendja e saj shëndetësore.



Shkak i zjarrit dyshohet se  është bërë ngrohësja në banesë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplasen makinat në Elbasan/ Disa të lënduar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit ndërsa për pasojë disa persona kanë mbetur të lënduar.



Në vendngjarje kanë mbërritur dy ambulanca, ndërsa dyshohet që shkak për aksidentin të jetë bërë lagështia në rrugë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE