LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nuk mbajti premtimet/ Rama e pranon hapur: Shëndetësia nuk është falas

3 Dhjetor 2020, 21:46, Politikë CNA
Nuk mbajti premtimet/ Rama e pranon hapur: Shëndetësia nuk

I ftuar në PolitikOn, kryeministri Edi Rama u shpreh se shëndetësia falas është një program që nuk realizohet brenda një mandati.

Kryeministri shtoi se sot kemi elementë që janë pjesë e një procesi, i cili ecën hap pas hapi.

?Shëndetësia falas është një program që nuk realizohet brenda një mandati. E gjitha nuk është falas. Sot kemi elementë që janë pjesë e një procesi që ecin hap pas hapi përpara. Kemi sot 600 mijë njerëz që duhet t?i paguanin ilaçet dhe sot i marrim falas.

Mjeku i familjes ka qenë me lekë, i gjithë shërbimi parësor është falas. Flasim për gjithë shërbimet se aty kemi bërë revolucion, edhe pse ka mjaft për të pastruar nga kanalet e ryshfetit. Kemi kursyer vite radhë dhe kilometra. Sot i bëjnë online”, tha Rama.

Ndonëse kryeministri Rama ka deklaruar se shëndetësia do të ishte falas, tashmë duket se ky ishte një nga premtimet e pambajtura. /CNA.al.

Lajmet e fundit nga