Politikë
“Nuk jam i kënaqur me qëndrimet e opozitës”/ Maliqi akuza Bashës dhe Kryemadhit

Deputeti i opozitës në Parlament Lefter Maliqi ka kritikuar qëndrimin e opozitës se bashkuar lidhur me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas tij kreu demokrat Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi duhej të ishte ngritur para Parlamentit me çadra për të kërkuar së pari ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.
“Sot dëgjova që po kërkohet edhe heqja e prostitucionit si vepër penale, të hiqet edhe përdorimi i lëndëve narkotike, çfarë do të thotë, për sa kohë i pari i vendit.
Nuk më duken ndonjë habi këto ndryshimet që kërkohen për përdorimin e drogës kur vetë është i akuzuar si përdorues i drogës. Keq më vjen, por unë kam pritur dhe pres një opozitë më të fortë. Unë nuk jam i kënaqur me opozitën pavarësisht se besoj në fitoren e padiskutueshme, për shkak edhe të zhgënjimit të socialistëve.
Opozita duhej të ishte ngritur se po të ishte ky në opozitë do ishte para parlamentit me çadra, edhe para qeverisë. Vetëm për një gjë, Gjykatën Kushtetuese. Vendi është pa Gjykatë Kushteuese. Çka do të thotë vendi është i mbaruar”, u shpreh Maliqi për Ora News.
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...