Shëndeti
“Nëse organet mbingarkohen me ilaçe, dëmtohen”/ Brataj thirrje qytetarëve: Mos pini medikamente pa rekomandim

Situata që është krijuar në vendin tonë dhe mosbesimi i shqiptarëve në sistemin shëndetësor ka bërë që shumë prej të infektuarëve të mjekohen në shtëpi me receta të ndryshme që marrin nga mjekë të njohur.
Shumllojshmëria e mjekimeve që marrin rrit rrezikun e efekteve anësore tek pacientët e prekur.
Shefi i urgjencës kombëtare Skënder Brataj iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve të mos përdorin medikamente pa rekomandimin e mjekëve, duke theksuar se nëse organet e njeriut mbingarkohen me medikamente, ato dëmtohen.
Sa i përket vaksinës anti-Covid, Brataj deklaroi se atë do ta marrin të parët ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese.
“Është gjithë bota në pritje dhe në interpretim të gjërave, por të mos harrojmë lajmet e mira për vaksinimin. Mos të harrojmë që virulenca e virusit nuk është rritur, që është gjëja më kryesore, minimumi nuk ka ndryshuar. Vazhdon 80% e njerëzve të jenë asimptomatikë dhe me forma të lehta. Vdekshmëria nga 4% që ishte, është 2.1%. Tani po informojmë njerëzit që të mos masakrohen me medikamente kot. Organet mbingarkohen dhe dëmtohen nga vetë medikamentet. Shpresojmë që dhe vaksina të vij, pasi për fat të mirë jemi në grupin Covax. Ka një plan strategjik, një rregullore, si bëhen vaksinat.
E mira është që vaksina të bëhet sipas rregullit. Çdo person me sëmundje shoqëruese do ta bëjë i pari vaksinën. Nuk do të bëhet me moshë, kush kalon 50 vjeç, jo! Do të bëhet kush ka më shumë rrezik, si moshat e treta dhe ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese. Nuk ka sens të bëjë vaksinën ai që ka kaluar Covidin, sepse i ka krijuar antitrupat. Është e njëjta gjë si gripi. Nëse kjo pandemi do të bllokohet në fund të sezonit të saj, me apo pa vaksinë, nuk ka nevojë ta bëjmë vaksinën, por nëse ajo do të përsëritet, ka sens të bëhet”, deklaroi Brataj për “News24”./CNA.al.
Lajme të Rekomanduara:

Shifrat nuk njohin ulje/ Konfirmohen 786 raste të reja dhe 7 humbje jete
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën në zbatimin e rregullave antiCOVID; Vendosni maskën mbrojtëse në çdo...

Kush janë personat që kundërindikohen nga vaksina e Covid-19?
Nga Dr. Blerta Brati, mjeke mikrobiologe pranë ISHP Ekspertët rikonfirmojnë se të qenit alergjik nuk është kundërindikacion për vaksinimin kundër infeksionit, në kundërshtim me atë...