I akuzuar për disa vepra penale/ SPAK i kërkon GJKKO sekuestrimin e pasurisë së Adriatik Llallës
Struktura e Posaçme Antikorrupsion i ka kërkuar GJKKO sekues...
Pas akuzave të disa deputetëve në Kuvend, ndërsa më të ashprat i artikuloi Myslim Murrizi, kundër ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, por edhe vetë policëve, të cilët i quajti ?derra bark?, duke i drejtuar kështu ministrit Lleshaj, vjen edhe reagimi i Policisë së Shtetit.
Në reagimin e saj, policia i cilëson përbaltje të punës së tyre këto akuza dhe i fton deputetët të ndalin sulmet që dëmtojnë reputacionin e organizatës dhe i japin krahë krimit.
Reagim i Policisë së Shtetit
Në interes të opinionit publik, Policia e Shtetit shpreh indinjatën e thellë për deklaratat e herëpashershme të disa deputetëve të caktuar, në sallën e Kuvendit, të cilët kanë përbaltur padrejtësisht punonjësit e Policisë dhe drejtuesit e saj.
Sulmet nominale të pabazuara dhe të padrejta kundër punonjësve të Policisë së Shtetit janë të papranueshme dhe të dëmshme për interesin publik.
Drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit kanë kaluar me sukses procesin e vetingut dhe janë duke kryer me përkushtim, profesionalizëm e ndershmëri detyrat përkatëse.
Të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin dhe goditjen e krimit në përgjithësi dhe atij të organizuar në veçanti. Rezultatet domethënëse dhe të pa regjistruara më parë përgjatë tridhjetë viteve kundër paligjshmërisë në tërësi e dëshmojnë qartë këtë.
Njëkohësisht, në përmbushje të misionit të mbrojtjes së jetës, strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin janë duke monitoruar zbatimin e masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19, duke sakrifikuar në vijën e parë, me qëllimin jo ndëshkimin e qytetarëve, por mbrojtjen e jetës.
Reagimi i menjëhershëm i strukturave të Policisë ndaj ngjarjeve të fundit kriminale, profesionalizmi i treguar në zbardhjen e shumicës së tyre, si dhe operacionet e shumta të zhvilluara pothuaj çdo javë me partnerët ndërkombëtarë tregojë se Policia e Shtetit është tashmë një organizatë profesionale dhe e besueshme nga partnerët.
Policia është vetëm e shtetit dhe e qytetarëve në funksion të zbatimit të ligjit dhe të asnjë interesi tjetër.
Ndaj i bëjmë thirrje kujtdo që aludon, akuzon apo përbalt punonjësit e Policisë dhe drejtuesit e saj që të ndalë këto sulme pasi dëmtojnë reputacionin e organizatës dhe i japin krahë krimit.
Ftojmë qytetarët, aleatin tonë më të çmuar dhe të besuar që të mbështesë akoma më shumë Policinë duke shpërfillur çdo zë abuziv, që synon vetëm e vetëm të faktorizojë veten e të implikojë padrejtësisht strukturat e Policisë duke dëmtuar rëndë veprimtarinë e saj të shenjtë, atë të shërbim e në mbrojtje të qytetarëve./CNA.al.
Struktura e Posaçme Antikorrupsion i ka kërkuar GJKKO sekues...
Shifrat nga Covid në vendin tonë vijojnë të mbeten ende të l...
Aktori Neritan Liçaj ka shpërthyer ashpër kundër Top Channel...
Projekt raporti për Shqipërinë i përgatitur nga eurodeputetj...
Gjykata e Korçës ka shpallur moskompetencë për ccështjen Zan...
Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka bërë me dije...
Në Bashkinë e Matit janë konstatuar persona të infektuar me ...
Zbardhet raporti i Këshillit të Evropës për situatën e korru...
Një 37 vjeçar nga Elbasani ka humbur jetën si pasojë e koron...
Ndahet nga jeta në moshën 94 vjeçare ish-presidenti francez ...
Godina e Universitetit Politeknik të Tiranës është veshur mb...
Imami dhe bamirësi Elvis Naçi, ka hapur një optikë.Lajmin e ...
Nga Miron Çako – Përgjegjësi i Zyrës së Katekizmit të Kryepe...
Ndonëse ka kaluar 1 vit nga tërmeti i 26 Nëntorit, për palla...
Zbardhet opinioni i Komisionit të Venecias për ndryshimet në...
Vijojnë të mbeten të larta shifrat e personave të infektuar ...
Avokati Spartak Ngjela u shpreh se Bashkimi Europian sërish ...
Janë zbardhur emrat e antarëve të Komisonit të Posaçëm që do...
Kërkesa e pazakontë është bërë nga Prokuroria e Tiranës, e c...
Autorriteti Rrugor Shqiptar ka zhvilluar një procedurë dhe m...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Gjykata ka lënë në burg ish-policen e burgjeve, D.H., e ci...
Arrestohet në Pogradec një shtetas italian, i cili tra...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Rusia është vënë në përpjekje për një seancë të Këshillit ...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...