Sport
Makthi merr fund, Skënder Gega rikthehet në stërvitjen e Kukësit

Kampionët si Skënder Gega, janë me të vërtetë të rrallë. Tekniku tropojan, arriti të mposhte me një kurajo të admirueshme, COVID-in, teksa ditën e djeshme la Turqinë, ku mori një kurim më të specializuar, teksa sot nuk ka humbur kohë për të qenë i pranishëm në seancën stërvitore të Kukësit.
Para se lojtarët të fillonin stërvitjen, Gega mblodhi skuadrën ku i falënderoi të gjithë për punën e bërë përgjatë këtyre ditëve që nuk ka qenë i pranishëm. Siç e do tradita, pas çdo lajmi të bukur, Gega ka menduar edhe për ëmbëlsirat duke qerasur ekipin dhe pjesën tjetër të stafit teknik.
Lajme të Rekomanduara:

Gledi Mici drejt rikthimit në Superiore, ja te cili ekip
Ilir Daja e dëshiron së tepërmi një ribashkim me Gledi Micin. Në kohën kur ishin së bashku pjesë e Skënderbeut arritën suksese të shumta në...

Ish-futbollisti i Skënderbeut bashkohet me Partizanin
Lojtarët që kishte planifikuar t’i merrte në fillim të sezonit, Partizani B i ka afruar tani. Dy prej tyre janë rikthyer edhe në stërvitje prej...