Politikë
Kritikat e Ramës për OSBE/ Biberaj: Fasadë, njësoj si politika e Rilindjes

Kritikat e kryeministrit Edi Rama për OSBE-në, ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj i ka cilësuar si fadë ashtu siç është politika e Rilindjes.
Biberaj deklaroi se kryeministeri në cilësinë e kryetarit të rradhës nuk ka bërë asnjë punë konkrete, por vetëm fjalë. Ai thotë se nuk ka të bëjë aspak me individin, teksa një vëmendje sjell një shprehje franceze, që sipas tij I përshtate shumë Ramës.
“Është një fasadë, siç është politika e Rilindjes. Nuk ka të bëjë me çështje individësh, kam qenë në pozicione drejtuese në politikën europiane. Është një shprehje franceze “të presin siç ke veshjen dhe të përcjellin siç ke mendjen”. Ramën e kanë pritur në kancelari perëndimore shumë mirë, sic kishte pamjet, fasadë dhe po e përcjellin me negativitet.
Është për të bërë punë konkrete dhe nuk ka ndodhur, drejton OSBE dhe nuk kemi ministër të Jashtëm të emëruar. Rama nuk ka zgjidhur politikën e brendshme dhe nuk shërben si shembull për zgjidhjen e konflikteve të jashtme. Drejtuesit jo rastësisht vijnë nga vendet me demokraci të konsoliduar se s’mund të japësh leskone për demokracinë kur ti vetë nuk je një vend demokrat.
Në fund Perëndimi të jep atë që meriton dhe në këtë rast Shqipëria merr notën 4 në integrimin e vendit. Rama duhet të dënte detyrat e shtëpisë, ti nuk mund te jesh një model i mirë të negociosh me Putinin, kur ti je një Putin i vogël”, tha Biberaj për “Report Tv”./CNA.al.
Lajme të Rekomanduara:

Fantastike/ Çfarë mund ti zbulosh shkollimit të Bashës?!
Kryetari i Republikes së Re dhe opozitës pjesërisht të bashkuar, Lulzim Basha sot sërish ka vazhduar me ëndrën e tij kryeministrore të cilën e ka...

Meta dhe Veliaj në përgjimet e ‘Ndrangheta-s’/ Artan Hoxha nxjerr fotot: Kush duket si boos-i këtu?
Gazetari Artan Hoxha, ka reaguar sërish në lidhje me daljen e emrit të presidentit Ilir Meta dhe kryebashkiakut Erion Veliaj në përgjimet e antimafias italiane...