Connect with Us

Habit Kryemadhi/ Fillon të besoj se Covid ekziston, shtyn Konventën

Politikë

Habit Kryemadhi/ Fillon të besoj se Covid ekziston, shtyn Konventën

Publikuar

-

Shkarkimi i mjekut Allkja/ Kryemadhi: Qeveria jonë do e rikthejë në punë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka habitur me vendimin e fundit. Në një konferencë për media, ajo njoftoi shtyrjen e Konventës, e cila ishte parashikuar të mbahej në 5 dhjetor.

Një vendim i tillë vjen për shkak të pandemisë dhe duket se Kryemadhi ka filluar të besojë në ekzistencën e Covid.

Deklarata e plotë:

“Në kushtet e përkeqësimit të vazhdueshëm të situatës prej pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi covid -19 dhe efektet e mëdha negative të ndikimit të tij jo vetëm në jetën e gjithësecilit prej nesh, por  edhe në të gjithë jetën e vendit; Në kohën kur do të duhej që e gjithë vëmendja dhe angazhimi shtetëror, kur qeveria dhe institucionet në varësi të saj, të kishin në fokusin e angazhimit dhe veprimtarisë së tyre mbrojtjen e jetës së çdo qytetari shqiptar dhe marrjen e masave lehtësuese në rrethanat e pamundësisë së ushtrimit të aktivitetit në kushte normale; Përballë fakteve e dëshmive të shumta rrënqethëse, kur mosveprimi dhe përpjekja për të bërë fajtor qytetarin e thjeshtë e të pambrojtur është bërë vijësjellje e qeverisë;

Me përgjegjësinë dhe autoritetin që më jep statuti i partisë, si Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, deklaroj se kam vendosur të shtyj për në një kohë tjetër mbajtjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e parashikuar të mblidhej më datën 5 dhjetor 2020; Duke qenë e bindur në mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj për vendimin që po shpall sot publikisht, dua të theksoj se solidariteti dhe bashkëveprimi, vendosmëria dhe guximi qytetar, humanizmi, dashuria për njeriun dhe respekti për jetën e gjithësecilit, mirënjohja për njerëzit e sakrificës dhe për të gjithë ata që shërbejnë në kushte skandaloze, edhe pse janë në vijën e parë të luftës me të keqen, janë e do të mbeten busulla e orientimit të çdo qëndrimi dhe vendimi të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Vendimi për shtyrjen e mbajtjes së Konventës Kombëtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim, nuk e afekton veprimtarinë e përditshme të strukturave tona në të gjitha nivelet e në të gjithë vendin. Trupa e delegatëve përfaqësues nga çdo bashki, si strukturë legjitime e zgjedhur me parimin “një anëtar – një votë” në zgjedhjet e 21 nëntorit, shndërrohet në shtabin elektoral të Lëvizjes Socialiste për Integrim për bashkinë respektive, dhe do të vazhdojnë pa asnjë ndërprerje nën drejtimin e të deleguarve në çdo qark, përmbushjen e detyrave të parashikuara në kalendarin tonë politik dhe elektoral.

LEXO EDHE:  Unaza e Re/ Kryemadhi: Projekti korruptiv më i vogël i qeverisë

Të gjithë ne, por dhe e mbarë bota, po përballemi me një situatë të paprecedentë. Prandaj, Lëvizja Socialiste për integrim, që prej kur u shfaq pandemia e në vijimësi, ka refuzuar të bëjë politikë me pandeminë.  Por ndërkaq, nuk do të lejojmë askënd që pandeminë ta përdorë për politike.

Vendimi im për të shtyrë mbledhjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, është njëherësh edhe shenjë homazhi për ata që kanë humbur jetën prej pandemisë, është solidaritet më të gjithë qytetarët që po përballojnë me njëmijë e një sakrifica dhe pa mbështetjen e shtetit, kostot e mëdha të luftës për jetën dhe në emër të dashurisë për jetën.

Në emër të dashurisë për jetën, unë ju ftoj sot që ta duam më shumë njeri-tjetrin dhe t’i gjendemi në krah në këtë kohë të vështirë çdo njeriu në nevojë. Eshtë koha ta mundim të keqen, është koha të fitojmë mbi të keqen dhe ne të gjithë bashkë do t’ia dalim”, tha Kryemadhi. /CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Të kesh turp. Po mbron mafian”/ Frrok Çupi kapet keq me Çlirim Gjatën

Publikuar

-

Nga

Analistët Frrok Çupi dhe Çlirim Gjata janë përfshirë një një debat të ashpër në “Open” ku po flitet për përgjimet e antimafias italiane të publikuara nga mediat.

Debati nisi kur Gjata tha se në studio po mbrohet mafia.

Pjesë nga debati:

Gjata: E di çfarë po ndodh këtu? Këtu po dëgjojmë që po mbrohet mafia. Në këtë studio.

Ndreca: Çfarë thua? Kush po mbron mafian?

Gjata: Ja në këtë studi po dëgjojmë nga ju që po e mbroni.

Çupi: Tërhiqe atë që the, çfarë është kjo? Si mund të më akuzosh mua se mbroj mafian?! Mbroj unë mafian?

Gjata: Po.

LEXO EDHE:  Deklarata e Bashës për numrin e viktimave/ Pampuri: Informacioni ka ardhur nga ekspertë brenda spitalit

LEXO EDHE:  Reforma zgjedhore?/ Bushati: Lojë politike e Ramës dhe Bashës

Çupi: Nuk thoni dot që mbroj mafian, se unë të hedh në gjyq.

Gjata: Po ja e thashë…

Çupi: Nuk e thua dot se të bëj të 99-at unë…

Gjata: Ja e thashë, ti po ti, di vetëm të ofendosh.

Çupi: Ose dil nga studio ose duhet të provosh që ne mborjmë mafian

Gjata: Po ju këtu po thoni që kjo është kot, këto janë llafe kot…

Çupi: Aty nuk ka ngjarje ju thoni…

Gjata: Ata janë mafioza, ju i mbroni, s’ke argument dhe ke vetëm fyerje.

Çupi: Këtu nuk ka asnjë fakt asnjë ngjarje.

Gjata: A janë mafiozë ata aty?

LEXO TE PLOTE

Politikë

U përmend në përgjimet e “Ndraghetas”/ Reagon Ilir Kulla: Me 180 milion euro blija gjithë Shqipërinë

Publikuar

-

Nga

U përmend në përgjimet e “Ndraghetas”/ Reagon Ilir Kulla: Me 180 milion euro blija gjithë Shqipërinë

Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla, ka reaguar pas emri i tij u përmend në përgjimet e “Ndraghetas” e cila donte që të investonte në Shqipqri për të legalizuar paratë.

Kulla mohoi të ketë lidhje me shefin e antimafias, ndërsa tregoi lidhjen që kishte me ish-policin e Guardia di Finanza, Ercole D’Alessandro.

Në një mesazh dërguar gazetarit Blendi Fevziu, Kulla thotë se ai njeh gruan e D’Alessandros, Odetën, që sipas tij është mjeke në Shkodër, ndërsa pretendon se nuk e ka takuar shefin e antimafias.

LEXO EDHE:  Koronavirusi nuk ka të ndalur/ Shifra alarmante në botë, Brazili tejkalon 6 milionë të infektuar

LEXO EDHE:  Deklarata e Bashës për numrin e viktimave/ Pampuri: Informacioni ka ardhur nga ekspertë brenda spitalit

Me 180 milion euro kesh blinim gjithë Shqipërinë, Prokurorinë dhe Parlamentin po të kishin ardhur. Odeta, gruaja e tij është nga Shkodra mjekja ime dhe ky është burri i vet. Sigurisht që shefin e antimafias s’do e takoja nëpërmjet këtij kapterri dhe shefi e antimafias nuk takohet në kafe tek Zogu i Zi. Odeta është mjeke e shkëlqyer, gastrohepatologe, zonjë grua dhe mjeke e shkëlqyer. As nuk e kam takuar shefin e antimafias”, theksoi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Publikuar

-

Nga

Agron Duka kritikon Bashën dhe aleatët/ Përshpejtoni negociatat, lëshoni pe

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka, ka kritikuar mbrëmjen e sotme kryetarin e opozitës Lulzim Basha dhe aleatët e tij Shpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu.

Duka tha se Basha duhet të përshpejtojë negociatat me aleatët, ndërsa kërkoi që të gjithë të lëshojnë pe.

Duhet të përshpejtohet procesi i negociimit. A e ka fajin Fatmiri me Shpëtimin, a e ka Lul Basha unë nuk e di. Të dy palët duhet të lëshojnë, në mënyrë që sa më shpejt të jetë e mundur të marrin vendimin në favor të asaj kauze. Të heqim pak nga vetja, se po nuk hoqëm dy pare nga vetja, asnjëherë nuk arrihet”, theksoi ai në emisionin “Log”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE