Vetingu
Firmosi mandatin e kryebashkiakut të Ramës/ Si mbijetoi gjyqtarja e varfër në “Këshillin e milionerëve”

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur procesin e rivlerësimit për gjyqtaren Flutura Hoxha që prej një viti.
Gjyqtarja Hoxhae ka të përqëndruar karrierën në Gjykatën e Pukës, ku dhe e ka drejtuar këtë institucion. Pesë vite, Hoxha ka punuar si inspektore në Këshillin e Lartë të Drejtëisë. Me vendimin Nr. 208, të datë 05.03.2007, Hoxha u emnërua inspektore në KLD, për t’u rikthyer në Gjykatën e Pukës, në vitin 2013.
Flutura Hoxha është gjyqtarja që i dha mandatin, kryebashkikuat socialist të Pukës, i cili doli fitues në zgjedhjet e 30 Qershorit.
Gjyqtarja Hoxha firmosi ligjërimin e mandatit të socialistit, Gjon Gjonaj si kryetar i Bashkisë Pukë. Në këtë mënyrë Hoxha e shpalli të vlefshëm vendimin e KQZ-së, duke i thënë “PO” vlefshmërisë së mandatit të Gjonajt.
Në fakt, Hoxha në të njëjtën peirudhë kishte edhe shumë kolegë në qytete të tjera që ligjëruan mandatet e kryebashkiakëve socialist, të prodhuar nga 30 Qershori.
Sa i përket pasurisë, Flutura Hoxha nuk rezulton si gjyqtarja më e varfër por dhe si insepektorja më e varfër e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në kohën kur funksiononte.
Një e varfër në “Këshillin e Milionerëve”, përbën çudi. Pasi të jetosh vetëm me pagën dhe të punosh në sistemin e drejtësisë, bëhesh rast për evidentim.
Më poshtë po sjellim pasurinë e gjyqtares së Pukës, Flutura Hoxha, sipas të dhënave të ILDKPKI-së.
Viti 2003
Shtëpi banimi të trashëguar.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 680 288 lekë.
Viti 2004
Shtëpi banimi të trashëguar.
Gjendje kesh, 600 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si gjyqtare, 906 400 lekë.
Të ardhura nga shpërblime, puna jashtë orarii dhe dietat, 55 377 lekë, 17 523 lekë dhe 64 000 lekë.
Viti 2005
Shtuar gjendja kesh, 1 300 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga puna si kryetare gjyqtare në Pukë, 1 028 599 lekë.
Viti 2007
Shtuar gjendja kesh me 100 000 lekë.
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si inspektore në KLD, 1 109 772 lekë.
Viti 2008
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si inspektore në KLD, 1 205 835 lekë.
Viti 2009
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si inspektore në KLD, 1 204 612 lekë.
Viti 2010
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si inspektore në KLD, 1 298 518 lekë.
Viti 2011
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si inspektore në KLD, 1 153 131 lekë.
Viti 2012
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si inspektore në KLD, 1 086 912 lekë.
Viti 2013
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Pukë, 1 078 706 lekë.
Viti 2014
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Pukë, 1 445 786 lekë.
Viti 2015
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Pukë, 1 579 549 lekë.
Viti 2016
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Pukë, 1 430 869 lekë.
Viti 2017
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Pukë, 1 431 602 lekë.
Viti 2018
Të ardhura të subjektit deklarues nga paga si gjyqtare në Pukë, 1 398 362 lekë./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Skandali seksual në Gjykatë dhe pasojat/ Vettingu nis hetimet për gjyqtaren
Gjyqtarja e Gjirokastrës Blerta Çibuku (Marku), është vënë nën hetim nga Vettingu, në fund të vitit që lamë pas. E njëjta gjyqtare është bërë objekt...

Drejtësi në Fier dhe me pasuri në Vlorë/ Gjyqtari si pronar i “Ujit të Ftohtë”
Në zbatim të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” Komisioni i Pavarur i Kualifikimit,në shortin e datës...