LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Boom rastesh me Covid/ 13 humbje jete dhe mbi 700 të infektuar

3 Dhjetor 2020, 15:17, Aktualitet CNA
Boom rastesh me Covid/ 13 humbje jete dhe mbi 700 të infektuar

Shifrat nga Covid në vendin tonë vijojnë të mbeten ende të lartë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 782 raste të reja dhe 13 humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të shmangin çdo lloj grumbullimi, të kufizojnë kontaktet dhe lëvizjet e panevojshme, për të frenuar përhapjen e COVID19. Ju rikujtojmë domosdoshmërinë për të respektuar rregullat e distancimit fizik, vendosjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë dhe kujdesin për higjienën.

Ju informojmë për situatën e COVID19 në 24 orët e fundit në vend.

Janë kryer 2.256 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 131 testime janë kryer për arsye depistimi.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 782 qytetarë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 20.484 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 480 pacientë, 33 në terapi intensive, 14 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Vlora, 2 nga Berati, 2 nga Durrësi, 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci dhe 1 qytetar nga Korça.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19./CNA.al.

 

Lajmet e fundit nga