Politikë
“Boll më”/ Basha akuza Ramës: Puno për të shpëtuar jetë njerëzish, nuk ke mbajtur asnjë premtim

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar mbrëmjen e sotme mbi propozimet e ndryshimeve në Kodin Penal ku parashikohen dënime me burg për njerëzit që bëjnë meme.
Përmes një postimi në Twitter, Basha thotë se Rama gjen kohë të merret me meme ndërkohë që nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësinë.
Sipas liderit opozitar, Rama nuk mbajti asnjë premtim në 7 vite dhe kësaj situatë u duhet thënë “Boll më”.
“Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësine, por gjen kohë të merret me meme. Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet tu mbyllë gojën kritikëve. Nëse gjithë kohën dhe paratë e harxhuara për të fshehur të vërtetën e dështimit me pandeminë dhe krizën, do ti kishte shpenzuar për të ndihmuar shqiptarët, Shqipëria nuk do të ishte sot vendi me ndihmën më të ulët ekonomike, shpenzimet më të ulëta shëndetësore dhe papunësinë më të lartë. Për 7 vite Rama nuk mbajti asnjë premtim. Boll më”, shkruan Basha./CNA.al.