Connect with Us

Bilanc tragjik nga Covid në Kosovë/ Humbin jetën 22 persona gjatë 24 orëve

Kosova & Rajoni

Bilanc tragjik nga Covid në Kosovë/ Humbin jetën 22 persona gjatë 24 orëve

Publikuar

-

Bilanc tragjik nga Covid në Kosovë/ Humbin jetën 22 persona gjatë 24 orëve

Bilanc tragjik i COVID-19 është regjistruar në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit. Mësohet se 22 perona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid.

Numri total i viktimave nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1.062. Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private, janë testuar gjithsej 1.510 persona, prej të cilëve 627 raste kanë rezultuar pozitive. Numri total i rasteve pozitive nga fillimi i pandemisë është 41.299, 13.784 prej të cilëve janë ende aktivë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 543 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 26.453 raste./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Bien shifrat në Kosovë/ Regjistrohen afro 300 raste të reja dhe shtatë viktima

Publikuar

-

Nga

Bine shifrat në Kosovë/ Regjistrohen afro 300 raste të reja dhe shtatë viktima

Në Kosovë, janë regjistruar shtatë viktima të reja nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Viktimat janë nga: Malisheva 3 raste dhe nga një rast në Dragash, Prishtinë, Rahovec dhe Vushtrri.

Në raportin ditor për situatën epidemiologjike të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, njoftohet se janë konfirmuar edhe 296 raste pozitive me Covid-19, nga 1.659 testime të kryera gjithsej.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 526 pacientë, numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 48.572 persona, kurse numri i rasteve aktive është 5.164.

LEXO EDHE:  Koronavirusi/ Organizata Botërore e Shëndetësisë në krizë

LEXO EDHE:  Festë klandestine në Paris/ Qindra të rinj kërcejnë pa maska në hangarin e braktisur

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë regjistruar 55.135 persona të infektuar me këtë virus, prej të cilëve 48.572 janë shëruar, ndërsa 1.399 kanë vdekur./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut regjistron mutacione të koronavirusit

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut regjistron mutacione të koronavirusit

Maqedonia e Veriut ka regjistruar disa mutacione të koronavirusit të ri, por që nuk janë të ngjashëm me variantin e ri të virusit që është paraqitur në Britani të Madhe. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke theksuar se format e reja të detektuara nga laboratorët e Akademisë së Shkencave nuk paraqesin rrezik shtetë për qytetarët dhe institucionet shëndetësore.

“Që nga stina e verës (2020), tek ne janë zbuluar gjashtë apo shtatë mutacione gjenetike në Laboratorin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut. Nuk janë të ngjashëm me variantin e ri të koronavirusit të ri në Britani të Madhe”, theksoi Filipce.

Ministri i Shëndetësisë ka njoftuar se vaksinat e para anti COVID-19 pritet të arrijnë në Maqedoninë e Veriut pas dy javësh ndërsa u shpreh i bindur se pas muajit shkurt do të ketë normalizim sa i përket furnizimit me vaksina.

“Vaksinat tani më janë rezervuar për vendin tonë dhe bazuar në dinamikën e shpërndarjes presim që dozat e para të arrijnë në shkurt. Sipas planit të kompanisë Pfizer, me rritjen e kapaciteteve të tyre prodhuese dhe të kompanive tjera që janë pjesë të programit “COVAX” unë besoj se pas muajit shkurt do të kemi një proces të shpërndarjes gjithkund dhe me një dinamikë të vazhdueshme”, ka deklaruar Filipçe.

Ai gjithashtu ka njoftuar lehtësimin e masave shtrënguese pas 21 janarit. Objektet e gastronomisë dhe lokalet tjera do të punojnë deri në orën 21:00, në vend të orës 18:00.

LEXO EDHE:  Një ditë bota do të rihapet, por mos pyesni se kur

LEXO EDHE:  Braçe publikon videon/ Apel qytetarëve që në mëngjes: Nuk e dini ç'ju pret jashtë

Maqedonia e Veriut, që nga muaji mars 2020, ka diagnostifikuar me COVID-19 gjithsej 87.590 persona, prej të cilëve 2.657 kanë vdekur, ndërsa 68.695 janë shëruar kurse raste aktive janë 16.238 persona.

Që nga paraqitja e rastit të parë, në Maqedoninë e Veriut janë testuar mbi 423 mijë persona./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova lehtëson masat antiCovid/ Pritet heqja e orës policore

Publikuar

-

Nga

Qeveria në detyrë e Kosovës, pritet që së shpejti të miratojë masat e reja anti-Covid.

Sipas mediave kosovare, pritet që të hiqet ora policore në të gjitha komunat e vendit. Express mëson po ashtu se nuk do të lejohen grumbullimet e qytetarëve dhe tubimet publike me më shumë se 30 persona.

Ndërkohë, drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar pas rënies së numrit të rasteve pozitive dhe kalimit të shumicës së komunave nga zona e kuqe në zonën e verdhë apo të gjelbër, ka ardhur momenti për lehtësim të masave.

LEXO EDHE:  Dy vdekje brenda pak ditësh/ Najada Çomo: Graviteti i sëmundjes vazhdon

LEXO EDHE:  Braçe publikon videon/ Apel qytetarëve që në mëngjes: Nuk e dini ç'ju pret jashtë

“Pasi shumica e komunave të cilat kanë qenë të kategorizuara në zonën e kuqe kanë kaluar në zona të verdha apo të gjelbërta dhe duke marrë parasysh që këto masa kanë dhënë rezultate pozitive, pasi numri i rasteve pozitive është në rënie e sipër, po ashtu pasi masat nuk janë rishqyrtuar për një kohë të caktuar, mendojmë se ka ardhur momenti që të ftohet takimi ndërinstitucional për rishqyrtim të masave ”, ka deklaruar Ibrahimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE