Kronika
Atentati ndaj Preng Gjinit/ Artan Hoxha zbulon detaje: Ekzekutori është italian

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga atentati me eksploziv që tronditi mbrëmjen e 15 shtatorit kryeqytetin.
Hoxha tha se për atentatin e mbetur në tentativë, është përdorur një ekzekutor i huaj. Ai deklaroi në emisionin “Opinion” se autori ka qenë vrasës italian dhe sipas tij, kjo është arsyeja pse policia nuk e kap dot.
Kjo deklaratë u bë gjatë një debati që gazetarja Klodiana Lala bëri me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.
Debati:
Klodiana Lala: Eksplozivi në mes të Tiranës, e ka parë e gjithë bota se ka shpërthyer eksplozivi në mes të Tiranës. Është akt terrorist i pastër.
Artan Hoxha: Klodi kanë ardhur vrasës italianë, nuk e kapin dot.
Klodiana Lala: A nuk ju shqetëson kjo gjë?
Artan Hoxha: Është italian ekzekutori…
Sandër Lleshaj: Definicionet duhet të jenë korrekte. Ai nuk është akt terrorist. Ka një definicion për aktet terroriste./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

“Drejtuesi i BMV-së, nipi i një zyrtari të lartë”/ Plas debati mes Lalës dhe zv-ministrit
Aksidenti që ndodhi para pak ditëve te ambasada italiane, ku shtetasi Stiverjan Dashi “fluturoi” me 150 km/h në mes të Tiranës, duke rresikuar një masakër,...

Lala zbardh detaje/ Biznesmeni italian shkoi në veri për të eksploruar zonën, në makinë u gjetën…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, pasi makina që ai kishte marrë me qira u gjet...