Sociale
Zyrtarja e kompanisë Pfizer: Vaksina është e sigurt për njerëzit që janë infektuar me COVID-19

Vaksina e coronavirusit e zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech është e sigurt për njerëzit që tashmë janë të infektuar, thotë zyrtarja kryesore mjekësore e BioNTech, Ozlem Tureci.
“Ne kemi përfshirë në provën tonë, njerëz që ishin dhe që nuk ishin të infektuar me SARS-CoV2 më parë dhe nuk kemi parë ndonjë ndryshim në profilin e sigurisë”, u tha Tureci gazetarëve gjatë një konferencë të mërkurën pak pasi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar njoftoi se kishte është dhënë autorizimi për përdorimin e vaksinës, raporton CNN.
Pfizer njoftoi muajin e kaluar se vaksina e saj ishte rreth 95 për qind efektive, kur matet shtatë ditë pas dozës së dytë midis njerëzve që kanë pasur coronavirus dhe atyre që nuk kanë.
Sipas udhëzimeve të Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave për prodhuesit e vaksinave, “siguria e vaksinës dhe rezultatet e COVID-19 në individë me infeksion paraprak të SARS-CoV-2, të cilët mund të kenë qenë asimptomatike, janë të rëndësishme për t’u ekzaminuar, sepse kontrolli për infeksionin paraprak nuk ka gjasa të ndodhë para administrimit të vaksinave COVID-19 nën [autorizimin e përdorimit emergjent.
Kur dorëzojnë të dhëna në FDA, agjencia thotë se kompanitë duhet të zbërthejnë të dhënat e sigurisë dhe efikasitetit nga “statusi i infeksionit paraprak në hyrjen e studimit”.
Pfizer dhe BioNTech aplikuan për një autorizim të përdorimit emergjent të FDA në 20 nëntor. Një komitet këshillimor i FDA do të mblidhet më 10 dhjetor për të diskutuar vaksinën dhe autorizimi mund të vijë menjëherë pas kësaj./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Rikthim në auditore, apo online?/ Merret vendimi për universitetet
Është mbledhur pasditen e sotme Komiteti Teknik Ekspertëve, për t’iu njohur me masat e reja, dhe vendimin për universitetet. Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira...

“Shpërthen” Covid në shkollë/ Infektohen 7 nxënës të një gjimnazi
Shtatë nxënës të një gjimnazi në Memaliaj janë infektuar me koronavirus. Vetëm një javë më parë u raportua për një nxënës të prekur. Ai ka...