LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohen prapaskenat te Gjermania/ Joakim Lëv refuzoi të jepte dorëheqjen

2 Dhjetor 2020, 12:02, Sport CNA
Zbulohen prapaskenat te Gjermania/ Joakim Lëv refuzoi të jepte

Joakim Lëv do të vazhdojë të jetë trajneri i përfaqësueses gjermane dhe në vitet në vijim, të paktën deri pas përfundimit të Botërorit 2022. Ky është vendimi që nxori mbledhja e fundit në Federatën Gjermane ku u diskutua e ardhmja e trajnerit pas rezultateve që nuk kishin bindur tifozët, sidomos humbja turpëruese 6-0 ndaj Spanjës.

Mediat gjermane kanë zbuluar se në fakt presidenti u Federatës, Fritz Keller, i kishte kërkuar trajnerit largimin nga detyra në mënyrë indirekte. Ai kishte pyetur trajnerin nëse e mendonte të mundshëm largimin nga detyra pas Europianit të vitit të ardhshëm, për t?i lënë rrugë një trajneri tjetër. Në këtë mënyrë, ai dëshirotne që të jepte që tani lajmin për largimin e Lëv dhe të qetësonte tifozët.

Por sipas ?Bild?, trajneri ka refuzuar këtë opsion duke insistuar që e sheh veten në detyrë edhe gjatë Botërorit 2022 pasi kërkonte të linte pas dështimin e 2018. Keller provoi edhe gjatë mbeldhjes me bordin drejtues të Federatës që të ngrente këtë opsion për të larguar Lëv pas Euroipianit të vitit të ardhshëm, por edhe këtu nuk gjeti mbështetje nga ndihmësit e tij, të cilët nuk shihnin alternativa cilësore të cilave mund t?u besonin drejtimin e ekipit.

Lajmet e fundit nga