LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen emrat/ Këta janë anëtarët e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty

2 Dhjetor 2020, 13:00, Aktualitet CNA
Zbardhen emrat/ Këta janë anëtarët e Komisionit të

Janë zbardhur emrat e antarëve të Komisonit të Posaçëm që do të ngrihen për raportin e Dick Marty.

Euronews bën me dije se nga mazhoranca do të jenë përfaqësues Ulsi Manja, Klotilda Bushka, Adnor Shameti, Alket Hyseni dhe Ermonela Felaj ndërsa nga opozita parlamentare përfaqësuesit janë: Myslim Murrizi, Edmond Stojku, Enver Roshi dhe Elena Xhina.

Emrat e mësipërm do të miratohen ditën e nesërme në mbledhjen që do të kryesohet nga Ulsi Manja.

Më datën 26 nëntor Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 83 vota pro, 10 kundër dhe 10 abstenim kërkesën e shumicës socialiste për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili do hetojë raportin e ish-eurodeputetit Dick Marty mbi Kosovën.

Debati politik lidhur me raportin e Dick Marty-t ka nisur jave më parë, ku Rama ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha dhe presidentin Ilir Meta, pse kanë votuar pro raportin që akuzonte krerët më të lartë të UÇK-së se kishin kryer krime lufte në Shqipëri. Më pas është akuzuar dhe kryedemokrati Basha në lidhje me angazhimin e tij në kohën e luftës si këshilltar ligjor në misionin e OKB-së, UMNIK, që u mor me faktimin e krimeve serbe në Mitrovicë./CNA.al.

Lajmet e fundit nga