Connect with Us

VIDEO/ Parabolë perfekte, goli i talentit shqiptar zgjidhet i dyti më i bukur në Europë

Sport

VIDEO/ Parabolë perfekte, goli i talentit shqiptar zgjidhet i dyti më i bukur në Europë

Publikuar

-

Bernard Karrica është një emër që shumë shpejt do e dëgjojmë teksa shkëlqen në nivele të larta. Gjithsesi për momentin do duhet ta shijojmë në ekipin e dytë të Dinamo Zagreb.

19-vjeçari është pjesë e pandashme e formacionit të kroatëve dhe po bën shumë mirë në kampionat dhe UEFA Youth League. Një nga golat e tij në sezonin e shkuar është shpallur i dyti më i bukur në edicionin e vjetshëm të Champions League për të rinj.

Parabola perfekte e shënuar ndaj Benfikës në çerekfinale të UEFA Youth League është vlerësuar shumë nga UEFA, teksa edhe Dinamo Zagreb nuk ngurron të krenohet me perlën e sulmuesit nga Gjakova.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

FOTO/ Edhe familjarët i urojnë fat, Armando Sadiku bën valixhet gati drejt Bolivisë

Publikuar

-

Nga

Karriera e Armando Sadikut ka marrë një rrjedhë të papritur së fundmi. Aventura me Erzurumsporin rezultoi për t’u harruar për sulmuesin shqiptar, i cili nuk arriti dot të linte gjurmë në fushën e lojës. Në këto kushte largimi duket zgjidhja e vetme.

Por kur të gjithë prisnin një kampionat cilësor në Europë si të ardhmen e Sadikut, lojtari i surprizon të gjithë me emrine skuadrës së re. Bëhet fjalë për skuadrën amerikano jugore Bolivar.

LEXO TE PLOTE

Seria A

ZYRTARE/ Rrezikojnë rënien në kategoria, skuadra e Serie A habit me rinovimin e kontratës së trajnerit

Publikuar

-

Nga

Cagliari pësoi ditën e sotme humbjen e 7-të radhazi në kampionat duke u mundur në transfertë 1-0 ndaj Genoas. Pas ndeshjes mendohej se drejtuesit e klubit mund të shkarkon trajnerin Di Francesco duke parë se skuadra renditet në vendin e 18-të dhe rrezikon rënien në Serie B.

Drejtuesit e Cagliarit i kanë habitur të gjithë më vendimin e tyre. Klubi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën me Eusebio Di Francesco në 30 qershor të 2023. Një vendim që ka surprizuar jo pak edhe tifozët që prisnin largimin e trajnerit pas rezultateve zhgënjyese.

  

LEXO TE PLOTE

Sport

3500 metra mbi nivelin e detit, “çudirat” me Messin dhe stadiumi, ç’duhet të dini për ekipin e ri të Armando Sadikut në Bolivi

Publikuar

-

Nga

Armando Sadiku po pret të zyrtarizohet te FC Bolivar në Bolivi, pas largimit nga Erezumspor në Turqi. Elbasanasi tanimë është prezantuar në rrjetet sociale nga presidenti i klubit, teksa do jetë lojtari i parë me origjinë shqiptare që luan në vendin e Amerikës Latine.

FC Bolivar është skuadra me e madhe në Bolivi, teksa ka fituar 20 nga 49 titujt qëkur Federata e re e futbollit u krijua. Skuadra ka si qytet La Paz, kryeqytetin e vendit që gjendet në lartësinë 3500 metra mbi nivelin e detit.

Shpeshherë, lojtarët që nuk kanë lindur në Bolivi kanë probleme me frymëmarrjen në këtë lartësi. Jo më kot, Federata e Futbollit i zhvendos ndeshjet kryesore të Kombëatres së Bolivisë në atë stadium, për të qenë një pengesë me shumë për kundërshtarët. Edhe Messi ka vjedhë në duelin Bolivi – Argjentinë, duke mos u mbushur me oksigjen.

Stadiumi ka një kapacitet prej 41 mijë e 143 vendesh dhe mban emrin Hernando Siles Reyes, presidentit të 31-të të Bolivisë. Skuadra stërvitet në një kompleks modern me 5 000 vende për tifozët, ndërsa muajt e fundit ka lindur ideja për të ndërtuar aty edhe një stadium të ri.

Bolivar dhe presidenti i saj Marcelo Claure kanë një marrëveshje bashkepunimi me Etihad dhe City Football, teksa Sadiku mund të ketë një shans të lëvizë edhe në Miami te Inter, ekip që ka si president Beckham dhe bën pjesë në këtë shoqëri futbolli.

LEXO TE PLOTE