Shëndeti
Vaksina kundër Covid-19/ Eksperti i Shëndetit Publik tregon stadin ku ndodhet Shqipëria

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur të mbajë në fuqi, për një afat të pacaktuar masat kufizuese. Kështu, qytetaret nuk mund lëvizin lirshëm nga ora 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit. Kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli, u shpreh se universitetet do të vijojnë mësimin online, ndërsa ndalohen grumbullimet mbi 10 persona.
Eksperti i Shëndetit Publik, Gjergj Koja, përballë gazetares Ilva Tare tha se pavarësisht rritjes së infektimeve, situata e pandemisë së Covid-19 deri tani është e kontrollueshme. Ai tha se kufizimi i transemtueshmërisë së virusit në popullatë mund të ulet nëse respektohen siç duhen rregullat anticovid.
“Padyshim edhe masat kërkojnë që të kenë impaktin e tyre, në kushtet e sotme, me rasate e reja dhe numrin e e shtrimeve, padyshim situata thotë se duhet të lihen masat në fuqi për të parë rezultatin. Masat kanë ndikuar dhe do të ndikojnë për mirë në reduktimin e virusit në komunitet. Transemtueshmërinë e viruset e kanë përgjegjësinë qytetarët.
Situata është e veshtarë, por për fat të kirë është ende nën kontroll. Nëse do vazhdojmë të sillemi si në Balck Fraidy, këto masa nuk do kishin kuptim dhe sens, Duhet të shmangin tubimet, dhe transmetueshmëria është në dorë të njerëzve. Këtu kemi një pandemi, e cila nuk mund të përballohet vetëm me spitale”, tha ai.
Por, si po menaxhohet pandemia në Shqipëri? Për këtë ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Gjergj Koja, tha se qeveria ka rritur buxhetin e mistrisë së linjës, ndërsa parashtroi disa shifra konkrete: “Për 20211, buxheti për shëndetësinë është 84 mld lekë, është rreth 7.9 miliardë lekë më shumë se në 2020. Dhe për herë të parë ky buxhet i qeverisë për shëndetësinë shkon në 3,35% për 2021 dhe kjo nuk ka ndodhur ndonjëherë. Në fund të fundit i gjithë ky personel mjekësor për herë të parë do të kuptojë dhe do të ndjejnë nj rritje pagash me 40%”, tha ai.
Lidhur me vaksinimin e popullatës kundër Covid-19, specialisti i shëndetit publik tha se Shqipëria i ka marrë disa masa, dhe për këtë janë paguar 4 milionë dollarë. Sipas tij, vendi ynë nuk do të mbete pas vendeve të Bashkimit Evropian sa i takon çështjes së vaksinimit.
“Shqipëria është pjesë e mekanizmit Covax padyshim. Ka dhënë një kapar qeveria shqiptare prej 4 mln dollarë për 1.2 mln doza, ku do vaksinohen 20% e popullatës. Shqipëria nuk do mbetet mbrapa vendeve të Evropës, por është e rëndësishme që këto vaksina së pari të certifikohen dhe të hidhen në treg”, theksoi ai.
Lajme të Rekomanduara:

Deklarata shokuese/ Vaksina anti-Covid mund t’i kthejë njërëzit në homoseksuale
Një udhëheqës fetar hebre nga sekti ultra-ortodoks i Izraelit ka shokuar me deklaratën e tij, ku thekson se vaksina e koronavirusit mund të ndikojë në...

‘Kapërcejnë’ sërish shifrat e të infektuarve/ Humbin jetën dhe 6 persona
Janë rritur sërish shifrat e të infektuarve me covid në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2510 testime, nga të cilët 586...