LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Spitalet Covid: Dritare me hekura për të shmangur hedhjet

2 Dhjetor 2020, 12:47, Aktualitet CNA
Spitalet Covid: Dritare me hekura për të shmangur hedhjet

Kërkesa e pazakontë është bërë nga Prokuroria e Tiranës, e cila konfirmon se ka nisur hetimet për katër raste vetvrasjesh në spitalet ?Shefqet Ndroqi? në Tiranë ku shtrohen të sëmurët me virusin Covid-19.

Hetimet kanë detyruar kreun e Prokurorisë Tiranë që të kërkojë nga Ministria e Shëndetësisë një masë të re administrative.

Përveç një raporti të detajuar mbi menaxhimin e situatës në këto spitale nga ana e ministrisë, prokuroria kërkon edhe mundësinë e hermetizimit të dritareve, duke shmangur kështu rastet e ngjashme.

Aktualisht në pyetje janë marr familjarë të viktimave, por bashkë me këto dëshmi do të merren edhe mjekët që janë marr me trajtimin e rasteve fatele.

Kartelat mjeksore janë dokumenta që do të bazohet hetimi ? thanë prokurorët, por edhe mënyra dhe forma e trajtimi të tyre me medikamentet në spitalet Covid.

Dy medikamentet që mjekët sygjerojnë për fazën e parë të trajtimit të pacientëve që paraqiten me shenja Covidi, janë antibiotiku dhe kortizoni. Hetimet pritet t?i japin një përgjigje hamendësimeve nëse këta pacientë kanë patur shenja të depresioni të shkaktuar nga ankthi  apo kanë arritur në vetflijim si pasojë e mjekimit apo trajtimit./CNA.al.

Lajmet e fundit nga