Connect with Us

Situatë shqetësuse në Kosovë/ Shkon mbi 1 mijë numri i i viktimave

Kosova & Rajoni

Situatë shqetësuse në Kosovë/ Shkon mbi 1 mijë numri i i viktimave

Publikuar

-

Situatë shqetësuse në Kosovë/ Shkon mbi 1 mijë numri i i viktimave

Vijon të mbetet shqetësuese situata nga koronavirusi në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar 555 raste të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit14 persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm. Numri i viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend ka shkuar në 1.040.

Numri total i rasteve pozitive është 40,672 raste. Numri i përgjithshëm i të të shëruarëve deri më sot është 25.910, kurse numri i rasteve aktive është 13.722./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rriten rastet pozitive në Kosovë/ Humbin jetën 10 persona

Publikuar

-

Nga

Rriten rastet pozitive në Kosovë/ Humbin jetën 10 persona

Sërish shifra të larta të viktimave në Kosovë nga koronavirusi. Mësohet gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 311 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 58.399 raste nga 221.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.466 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.081 raste, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.852./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rriten sërish infektimet në Kosovë/ Arrin në 1,456 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Covid në Kosovë/ Bie numri i viktimave, regjistrohen 353 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka regjistruar të dielën 392 raste të reja me koronavirus, pas testimit të 1,618 mostrave.

Sipas këtij Instituti ne 24 orët e fundit janë regjistruar gjashtë viktima, duke e çuar në 1,456 numrin e të vdekurve me këtë virus, prej kur ka shpërthyer pandemia.

“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (83 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç), Vushtrri 1 rast (62 vjeç)”, është thënë në njoftimin e këtij Instituti.

Sipas IKSHPK-së, të dielën nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, janë shëruar 222 persona, derisa raste aktive janë 5,679.

LEXO EDHE:  Mogerini flet për një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë

LEXO EDHE:  Policë serbë në rrugën Prishtinë – Prapashticë/ Policia: Po xhirohet një film

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore në këtë shtet kanë regjistruar 58.088 persona të infektuar me këtë virus./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situatë shqetësuese në shtetin fqinj/ Regjistrohen 347 raste të reja, shkon në 2800 numri i viktimave

Publikuar

-

Nga

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të shtunën 11 viktima nga koronavirusi i ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2,799.

Shumica e viktimave janë regjistruar në Shkup.

Viktima e reja janë, pesë në Shkup (35,65,74,75,81 vjeç) ndërsa nga një viktimë është regjistruar në qytetet e Shtipit (80), Velesit (82), Strumicës (78), Kavadarit (55) dhe Pehçevës (93).

Të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë edhe për 347 raste të reja të të infektuarve si dhe për 378 të shëruar, numri më i madh i të cilëve është në qytetin e Shkupit.

Raporti i Ministrisë i referohet testimit të 2,013 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë të këtij vendi.

Që nga paraqitja e rastit të parë të infektimit me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, me COVID-19 janë diagnostikuar 90,471 persona.

Prej tyre 11,269 raste janë ende aktive ndërsa 76,423 persona janë shëruar.

LEXO EDHE:  Bilanci nga Covid-19/ Ja sa persona janë infektuar në 24 orë

LEXO EDHE:  Arlind Çaçani deklaratë të fortë/ Numri i viktimave është 3-fish më i lartë sesa raportohet

Ulja e numrit të të sëmurëve me COVID-19 ka bërë që qeveria të vazhdojë me masat lehtësuese, përfshirë edhe punën e administratës, e cila nga 1 shkurti do t’i rikthehet normalitetit, përkatësisht të gjithë punonjësit e saj do të kthehen në vendet e punës.

“Duke qenë se numri i të infektuarve ka rënë, nga 1 shkurt 2021 të gjithë punonjësit e administratës do të kthehen në vendet e tyre të punës, me orar të plotë”, thuhet në njoftimin e qeverisë, e cila kërkon mendim nga Komisioni i Sëmundjeve Infektive nëse nga ky vendim mund të lirohen kategoritë e rrezikuara, të sëmurët kronikë dhe të moshuarit.

Në kuadër të masave lehtësuese, objektet e gastronomisë, restorantet e objektet tjera shërbyese kanë zgjatur orarin e punës deri në orën 21:00 ndërsa nga 28 janari ato do të mund të punojnë deri në orën 23:00.

LEXO TE PLOTE