Connect with Us

Situatë alarmante/ 17 viktima nga Covid, mbi 700 të infektuar në 24 orë

Aktualitet

Situatë alarmante/ 17 viktima nga Covid, mbi 700 të infektuar në 24 orë

Publikuar

-

Mos ‘vraponi’ te suplementet dhe vitaminat!/ 10 kishillat e mjekës si të luftoni Covid

Vijojnë të mbeten të larta shifrat e personave të infektuar me koronavirus në vend.

Janë kryer 2.186 testime në 24 orët e fundit, prej të cilave 356 testime janë kryer për arsye depistimi. Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 705 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
386 raste në Tiranë, 43 raste në Gjirokastër, 28 raste në Korçë, 27 raste në Vlorë, 24 raste në Fier, 23 raste në Krujë, 21 raste në Shkodër, 20 raste në Berat,
18 raste në Librazhd, 16 raste në Elbasan, 14 raste në Lushnje, 10 raste në Kuçovë, 8 raste në Kavajë, 7 raste në Kolonjë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Devoll, Mirditë, Mat, Përmet, Tepelenë, Peqin, Malësi e Madhe, 4 raste në Mallakastër, 3 raste në Lezhë, Has, Delvinë, Gramsh, 2 raste në Dibër, 1 rast në Pogradec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 528 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 19.912 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 484 pacientë, 38 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 17 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 5 qytetar nga Durrës, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Cërriku.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

MSHMS u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë kontaktin me mjekun e familjes, për çdo shenjë të sëmundjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm edhe për rimbursimin e barnave për COVID19.
Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim 24/7. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

LEXO EDHE:  Mbërrijnë në Francë dozat e para të vaksinës kundër koronavirusit

COVID-19 – Statistika (02 Dhjetor 2020)
Raste të reja ditore 705
Të shëruar ne 24 orë 528
Të shtruar në spitale 484
Humbje jete në 24 orë 17
Testime ditore 2.186

Testime totale 194.806
Raste pozitive 39.719
Raste të shëruara 19.912
Raste Aktive 18.968
Humbje jete 839

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 10051
Durrës 1343
Elbasan 822
Fier 1457
Korçë 1011
Vlorë 926
Shkodër 843
Lezhë 719
Berat 621
Kukës 400
Dibër 216
Gjirokastër 559

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Silva Caka merr 300 mijë euro për tu rikthyer sërish në LSI

Publikuar

-

Nga

Silva Caka merr 300 mijë euro për tu rikthyer sërish në LSI

Gazetari Bledi Mane ka zbuluar të tjera prapaskena mbi largimin e ish deputetes Silva Caka nga LSI. Pak ditë më parë, Mane përmes një statusi bëri me dije se Caka ishte thirrur në Presidenca nga Ilir Meta, i cili sipas tij e kishte kërcënuar dhe shantazhuar, ku theksoi se ish deputetja ishte vetëofruar tek PS.

Pas këtij statusi, partia e Metës dhe Kryemadhit u vunë në lëvizje dhe sipas Manes Silva Caka është thirrur sërish në Presidencë dhe përmes personave të tretë ka marrë 300 mijë euro për tu rikthyer në LSI.

Gazetari përmes një postimi i ka drejtuar disa pyetje publik Cakës, ku i kërkon përgjigje, duke shtuar se është i gatshëm të përballet me të edhe në gjykatë për të vërtetuar që gjithçka është e vërtetë.

“Shkrimi im i së djelës së 17 janarit vuri në lëvizje Lëvizjen Socialiste për Integrim. Konstatoja qartë e shkurt e me fakte ikjen nga partia të ish deputetes Silva Caka por kjo e fundit luajti bukur dhe disa ditë rresht shfaqej ku të mundej në ekrane e portale duke kundërshtuar edhe veten. Meqënëse sot është përsëri e dielë dhe nuk dua të lodh lexuesit dhe miqtë e mi, ftoj Silvanën e ikur e të riadhur tu përgjigjet këtyre pyetjeve:

LEXO EDHE:  Dalin pamjet e aksidentit tragjik/Si humbën jetën 2 shqiptarët, rëndë një tjetër

LEXO EDHE:  Tubimi në Tulsa/ Gjashtë anëtarë të fushatës së Trump, të infektuar me koronavirus

-Je thirrur me urgjencë në datë 12 janar 2021 në takim nga Ilir Meta?

-Është shënuar emri yt në procesverbalin e hyrje-daljeve të Presidencës?

-Jeni fiksuar nga kamerat teksa futeni në Presidencë nga hyrja jugore?

-Jeni shantazhuar e kërcënuar nga Ilir Meta dhe a i keni qarë hallin se nuk ke lekë të kandidosh, të bësh fushatë elektorale në Njësinë 4/Tiranë madje as lekë të paguani shkollën e fëmijës tuaj.

-Pas largimit nga LSI-ja a i jeni vetëofruar Partisë Socialiste?

-Pas 5 ditësh a jeni kontaktuar përsëri nga Ilir Meta dhe nëpërmjet personave të tretë a keni marrë 300 mijë eurot e fushatës dhe keni pranuar të kandidoni në Njësinë 12/Tiranë?

Silva Caka nëse nuk u përgjigjeni pyetjeve të një gazetari publikisht e nëse ndihesh e sulmuar padrejtësisht, ne të dy mund të ballafaqohemi edhe në gjykatë. Ti je juriste dhe i njeh mirë nenet e veçanta ku sanksionohet shpifja ose cënimi i integritetit të personave që mbajnë e ushtrojnë funksione publike. Lemë gjykatën të shpallë kush nga ne të dy është fajtori”, shkruan Mane./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përgjimet e mafies italiane/ Kulluri: Ndragheta nuk është histori e re, mos u çudisni

Publikuar

-

Nga

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Edvin Kulluri ka reaguar pas publikimit të një serie përgjimesh të Anti-Mafias italiane, ku flitej për interesa të mafias italiane për të investuar në ndërtim dhe shëndetësi në Shqipëri nëpërmjet personave që kishin lidhje të forta në qeveri.

Përmes një postimi, Kulluri shprehet se ka qenë i pari dhe i vetmi që ka folur për “kleçkën” që fshihej pas rritjes së taksës së Infrastrukturës me 8%, duke shtuar se paratë e pista kanë çrregulluar tregun dhe konkurencën e lirë.

Duke u kthyer pas në kohë, Kulluri shprehet se ish kryeministri Sali Berisha ka pasur të drejtë kur e ka etiketuar Bashkinë e Tiranës si “lavatriçe të krimit”, në vitin 2000 kur drejtohej nga Edi Rama.

Sipas tij, Ndragheta nuk është një histori e re dhe për këtë askush nuk duhet të çuditet.

Ka akoma njerez qe habiten me lidhjen e ndertimeve ne Tirane apo edhe bashki te tjera dhe pastrimit te parave?!

Kam folur i pari dhe i vetem per “klecken” e rritjes se Takses se Infrastruktures me 8% te cmimit te shitjes nga 4% e kostos,duke e bere te pamundur per ndertuesit normale qe te investojne! I vetmi shpjegim pa patur nevoje per fakte me Ndragheta apo “cuna problematike” shqiptare, eshte nxjerrja nga loja e ndertuesve dhe futja ne treg e parase se piset q mjafton te pastrohet pavaresisht nese ka fitim apo jo!

Paraja e piset ka c’rregulluar tregun, konkurencen e iniciativen e lire! E kjo pune ka nisur qe me bashkine Tirane ne fillim te viteve 2000!

Berisha me te drejte e ka etiketuar qe ne ate kohe bashkine e drejtuar nga Rama si “lavatrice e krimit”! Kjo e Ndragheta nuk eshte histori e re dhe s’ka pse cuditet kush”, shkruan Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rikonstruktohet nënstacioni elektrik në Librazhd/ Balla: Nuk ishte vënë dorë që prej vitit 1967

Publikuar

-

Nga

Rikonstruktohet nënstacioni elektrik në Librazhd/ Balla: Nuk ishte vënë dorë që prej vitit 1967

Investimi kapital që OSHEE  ka kryer në nënstacionin elektrik të Librazhdit, me një vlerë prej 1.5 milionë dollarë, zgjidh një herë e mirë problemin e energjisë elektrike për 45 mijë banorë të Bashkisë Librazhd.

Investimi i fundit ishte bërë në vitin 1967 dhe amortizimi për shkak të kohës së gjatë, shtimi i popullësisë gjithshtu kërkonion një nevojë urgjente për investim.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialist Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra inspektoi nga afër  përfundimin e këtij investimi të rëndësishëm për banorët e Librazhdit.

Në fjalën e tij, Balla theksoi se investimi ishte i merituar për një nga qytetet i cili historikisht ka qenë i rregullt në pagesat e energjisë eklektrike, ndërkoqë që vuri në dukje se 7 vite më parë ky investim do të ishte i paimagjinueshëm.

“Mirëadministrimi i OSHEE ka krijuar mundësinë që, jo vetëm të rrisë nivelin e arkëtimeve dhe uljen e humbjeve në rrjet, por edhe të kryejë investime të këtij lloji.

LEXO EDHE:  Dy viktima në 24 orë/ Bie numri i të infektuarve në Kosovë

LEXO EDHE:  Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ngre alarmin/ Covid-19 po kërcënon paqen dhe sigurinë globale

Bien të gjithë dakord që 6-7 vite më parë këto lloj investimesh ishin të pamundura dhe as mund të mendoheshin. Ky është investim ka ardhur si pasojë edhe e këtij mirëadministrimi. Qytetarët paguajnë energjinë elektrike, qytetarët duan të marrin shërbimin”, deklaroi Balla.

Në nënstacionin Elektrik të  Librazhdit është vendosur një transformator i teknologjisë së lartë, prodhim amerikan me kapacitet 110/20KV 40-50 MVA, i cili përballon plotësisht nevojat e Librazhdit dhe ka një garanci 40 vjeçare pune. Vlera e investimit të OSHEE është 1.5 milionë dollarë duke garantuar nivel të mirë dhe stabël tensioni sipas standardeve të Bashkimit Europian. Nënstacioni i vjetër ishte ndërtuar në vitin 1967./CNA.al

LEXO TE PLOTE