Connect with Us

Shtyhet ligji “Për Meteoroligjinë”/ Debate në komision, Dervishaj: Shkon në interes të privatit dhe dëmton buxhetin e shtetit

Politikë

Shtyhet ligji “Për Meteoroligjinë”/ Debate në komision, Dervishaj: Shkon në interes të privatit dhe dëmton buxhetin e shtetit

Publikuar

-

Ditën e sotme u diskutua në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese po diskutohet për kthimin e ligjit për metreologjinë, që u kthyer në Kuvend pak ditë më parë nga presidenti Ilir Meta.

Komisioni ka vendosur që ta shtyjë dekretin e presidentit Meta për metreologjinë, për shkak se është kërkuar më tepër kohë për bisedim.

Gjatë fjalës së tij në komision, përfaqësuesi ligjor i presidentit Bledar Dervishaj, tha gjatë fjalës së tij në komision se ligji nuk bën rregullimin e sistemit të të njësisë matëse, por privatizon shërbimet publike pa kriter.

Sipas Dervishajt kur shërbimi është dhënë me koncesion shkon në interest ë privatit dhe se ligji zjell dëmtime edhe në buxhetin e shteti. Po sipas tij edhe elementi matjes elementi i matjes është abuziv në këtë ligj pasi, aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij ligjërojnë ekskulivitetin e subjektit privat.

“Ky ligj i lë hapësirë subjektivizmit  në rastin e tarifave. Shteti me këtë ligj heq dorë me vetëdije nga mekanizmët ligjor. Ligji nuk bën rregullimin e sistemit të njësisë matesë, por privatizimin e shërbimeve publike pa kriter. Verifikimi i instrumentave matëse të hidrokarbureve është dhënë me koncesion.

 

Kur shërbimi është dhënë me koncesion shkon në interes të privatit në këtë rast. Ky ligj sjell ndikime në buxhetin e shtetit. Nuk sjell asnjë ide të tarifave që rëndojnë tek qytetarët. Këto të dhëna kërkojnë hetim dhe kontroll nga parlamenti. Kuvendi duhet t’i jap përgjigje pyetjeve të presidentit. Edhe elementi i matjes është abuziv në këtë ligj, aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij ligjërojnë ekskulivitetin e subjektit privat. Ligji nuk kujdeset për subjektin por për koncesionarët kontratat koncesionare ligjërohen përmes këtij logjika një zhballancim total të kontrollit. Ky ligj lë pa kontroll privatin të cilit i jepen të gjitha të drejta.

LEXO EDHE:  Përkufizimi i qartë i Lulzim Bashës/ Çfarë do të ndodhë me kandidatët që u “shtyhet aprovimi”

Organi publik sipas këtij ligji nuk lejohet të bëjë kontroll. Çdo subjekt që ndihet i abuzuar do të durojë e pranojë frustrimin dhe dëmtimin e interesave të tij. Ky ligj bie ndesh me Kushtetutën. Krijon një ombrell mbrojtëse për kontrolluesin privat. Problematik tjetër është edhe inspektimi metrologjik kontratave të koncesionarit i jepet shumë përparësi. Delegimi i shërbimit nga subjekti provat të karakterizohet nga një kontroll i rreptë”, tha ai.

Ndërsa ministrja e Financave Anila Denaj u shpreh se ligji për Meteorologjinë është mbështetur  në rregullat europiane.

“Ligji i ri për metrologjinë nuk ka nisur sot. Ky ligj i mbështetur në rregullat evropiane përshtatet veprimtarisë së metrologjisë. Kemi pasur në bazë direktivat evropiane. Ka në fokus vendosjen në konsideratë të faktorëve aktual real. Drejtoria e Metrologjisë ka në funksion një pjesë të kontrollit  të tregut. Regjimi automatik i matjes së vëllimit është ai që diskutojmë sot. Nuk po diskutojmë vëllimit fiskal.

Ky ligj i rëndësishëm për tu vlerësuar. Presidenti ka bërë akuzë të rëndë ky ligj ka sjellë përmirësimi nuk kemi krijuar situata preferenciale dhe nuk kemi shmangur konkurimin ligji siguron standarde të larta të kontrollimit. kemi bërë hap cilësor me këtë ligj. Ligji nuk shmang rolin dhe kompetencën e drejtorisë së përgjithshme të metrologjisë dëm do të kryej kontrollin e çdo ankes, ligji pjesë e një direktive evropiane ligji sjell përmirësime dhe jo përkeqësime. Sa për saktësinë e matjes e kemi pasur në fokus të punës sonë. Veprimtaria sot realizohet me kosto të caktuar dhe në rastin e koncesionarit është ministri i financave dhe ekonomisë që vendose rëndësishme është që frekuenca e monitorimeve të mos lidhen me kosto shtesë”, tha Denaj./CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Politikë

Basha, një listë me humbësa për Korçën

Publikuar

-

Nga

Basha një listë me humbësa për Korçën

Pas shumë emrash të nxjerrë nga mediat, por edhe të publikuar nga strukturat e PD-së, më në fund Basha ka bërë publike kandidatët e qarkut të Korçës.

Një listë me humbësa të skualifikuar edhe nga komisioni që do të bënte vettingun e kandidatëve të PD-së, kryesuar nga Genc Ruli dhe Bujar Nishani, njerëz të votuar kundër, të shumëakuzuar, por edhe humbësa serial do të kandidojnë “për të fituar” PD zgjedhjet e vitit 2021 në 25 prill.

Edmond Spaho

I pari në listë është Edmond Spaho, i cili në vitin 2017 drejtoi qarkun e Elbasanit dhe humbi, në vitin 2015 drejtoi fushatën e Grida Dumës në Durrës dhe humbi, në vitin 2013 ishte pjesë e listës në Korçë dhe humbi. E vetmja fitore e tij është në vitin 2005 dhe diferenca ka ardhur për shkak të votave të LSI-së, të kandidates Filloreta Kodra.

Sorina Koti

E dyta në listë është Sorina Koti, kandidate e PD-së në vitin 2013, humbëse. Më pas, drejtuese lokale dhe humbëse në 2015-ën dhe 2017-ën, e pashfaqur dhe e mbajtur në karrierë për shkak të lidhjeve të forta politike me Fatbardh Kadillin.

Ervin Salianji

Më tej,  i kandiduar në Korçë në 2017-ën por pjesë e fushatës së Andrea Manos, humbës në vitin 2011 në Korçë, i cili edhe pse kryetar i degës dhe pretendues i lartë ka përfunduar I shtati.

Bledjon Nallbati

I katërti në listë është Bledjon Nallbati. Vjen në garë pas një përplasje të ashpër me Hekuran Hoxhallin, ish-deputetin e Devollit, ku beteja mes tyre është kthyer në luftë.

LEXO EDHE:  Visar Zhiti takon Nishanin: Zot mëshiro Presidentin

LEXO EDHE:  “Duaje fqinjin tënd”/ Mesazhi që përcjell Shqipëria në “Lutjet e mëngjesit”

Më pas vjen Selaudin Jakupllari në Pogradec dhe Marjeta Halili, e cila është e gjashta në listë. Një zonjë e panjohur deri diku dhe shumë emra drejtuesisht lokalë që në fakt përfaqësojnë atë që Lulzim Basha e ka quajtur pushteti i vjetër dhe i korruptuar i komunave për të shkuar në një mbyllje me emra që nuk kanë ndodnjë përfaqësi të madhe.

Zona e Kolonjës duket e pambuluar. Përfaqësimi i qytetit në fushën e Korçës sërish duket i dobët, e kështu me radhë, por ajo që bie në sy është se humbësat serialë kryesojnë dhe do jenë ata që do të rikandidojnë në zgjedhjet e vitit 2021.

Dje ishin në Elbasan apo në Korçë, sërish janë mbledhur bashkë, kandidojnë të gjithë në qarkun e Korçës në një listë humbësash serialë me dëshirën për të fituar në emër të Lulzim Bashës.

Mesa duket, i pashpresë Lulzim Basha nuk ka mundur dot të sigurojë një listë të qartë me emra bindës dhe njerëz më kontribut elektoral. Ka përfunduar te riciklimi, duke e kthyer në një lloj landfilli listën e kandidatëve të PD-së në Korçë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Emrat surprizë që Basha përjashtoi nga lista

Publikuar

-

Nga

Emrat surprizë që Basha përjashtoi nga lista

Sot kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar listën, e votuar nga kryesia dhe Këshilli Kombëtar.

Ajo që bie në sy është largimi i Florjan Mimës ekonomistit, ish-ministrit dhe ish-zv.ministrit.

Më tej është Fatbardh Kadilli, ish sekretar i burimebe njerezore në PD, i cili pretendonte të ishte pjesë e lista brenda qarkut të Korçës në PD.

Një emër tjetër është Enno Bozdo, të cilin e shpalli koordinator për energjinë, duke e gënjyer me një post që nuk vlen, pasi nuk e kandidonte dot në Korçë.

Bujar Nishani pritej të ishte në listat si një ish-president, ndonëse duket se Basha e ka lënë jashtë tyre.

Genc Pollo, një nga mbështetësit më të mëdhenj të Lulzim Bashës nuk është pjesë e listës. Po ashtu Gazment Oketa që u bashkua me Lulzim Bashën pritej të ishte pjesë e listës fituese të PD-së, por në fakt nuk është.

LEXO EDHE:  Votohet ligji në Kosovë/ Gjoba deri në 500 euro për shkelësit e masave për Covidin

LEXO EDHE:  “Duaje fqinjin tënd”/ Mesazhi që përcjell Shqipëria në “Lutjet e mëngjesit”

Aleksandër Biberaj është një tjetër emër që Basha duhet të kandidonte në Korçë.

Gjithashtu edhe Gert Bogdani nuk duket gjëkundi në listat fituese. Nuk po flasim më tepër për emrat e tjerë por pretendimet e PD-së janë për të marrë 70 mandate.

Disa prej personave të larguar janë emra me peshë në Partinë Demokratike, por mesa duket Lulzim Basha ka zgjedhur t’i hedhë në kosh të plehrave.

Emrat që Basha përjashtoi nga lista:

Florjan Mima

Fatbardh Kadilli

Enno Bozdo

Bujar Nishani

Genc Pollo

Aleksandër Biberaj

Gazment Oketa

Arben Kashahu

Endri Hasa./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet parlamentare/ Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet parlamentare/ Partia Demokratike dorëzon listat në KQZ

Partia Demokratike ka depozituar në KQZ  listën me kandidatët për zgjedhjet e 25 prillit.

Lista e Tiranës kryesohet nga kreu i PD Lulzim Basha, ndërkohë që janë dhe disa nga figurat kryesore të PD, si Berisha, Tabaku, Vokshi, Shehaj, Duma, nuk mungojnë as emrat e aleatëve.

Fatmir Mediu është renditur i 7-ti, Shpëtim Idrizi i 9-ti, Vangjel Dule i 11-ti, Mesila Doda e 12-ta e cila rikthehet në PD, Dashamir Shehi i 13-ti.

Në Kukës, listat kryesohet nga Flamur Hoxha i ndjekur nga Isuf Çela. Në Gjirokastër lista e kandidatëve kryesohet nga Tritan Shehu, ndërsa i katërti renditeti aleati i PD, Kosta Barka nga radhët e PDBNJ

Xhelal Mziu do të kryesojë listën e Dibrës, i ndjekur nga Kreshnik Çollaku e Dhurata Çupi. Në Berat, PD ka listuar të parin Tomorr Alizotin, ndërsa në Shkodër lista do të kryesohet nga Helidon Bushati, aleati i Bashës, Nard Ndoka është renditur i teti.

Sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi do të kryesojë listën në Elbasan, e ndjekur nga shkrimtarja e njohur Flutura Açka.

Ish deputeti Enkelejd Alibeaj do të kryesojë qarkun e Fierit, qark në të cilin PD ka vendosur të pozicionojë të pestin në listë nga radhët e PDIU-së Nusret Avdulla, të tetin Eduart Sharkën nga PAA ndjekur nga Shpëtim Axhani i PLL.

LEXO EDHE:  E firmosi në shesh/ Meta dërgon në Kuvend ligjin për betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese

LEXO EDHE:  Visar Zhiti takon Nishanin: Zot mëshiro Presidentin

Në Korçë PD ka konfirmuar ish deputetin Ervin Salianji duke e renditur të tretin, në listën që kryesohet nga numri dy i demokratëve Edmond Spaho.

Bujar Leskaj, është caktuar sakaq i pari i listës në Vlorë, ndjekur nga zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ndërsa i pesti është renditur Gezim Ademaj nga radhët e PDIU, vendi i 10-të i është lënë Lasko Milto Nastit nga PBDNJ.

Qarku i Lezhës, do të kryesohet në këto lista nga ish deputeti Mark Marku, pasuar nga analisti Agron Gjekmarkaj.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka është caktuar të kryesojë listën në Durrës, ndjekur nga kreu i PA Agron Duka.

LEXO TE PLOTE