LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rindërtimi pas tërmetit, dështim katastrofik”/ PD: FMN solli zërin e qytetarëve dhe të opozitës

2 Dhjetor 2020, 17:54, Politikë CNA
“Rindërtimi pas tërmetit, dështim katastrofik”/ PD:

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për dështim me planin e rindërtimit pas tërmetit të26 nwntorit.

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi shkuan se Fondi Monetar Ndërkombëtar solli zërin e qytetarëve dhe të opozitës dhe se Rama realizoi vetëm 8% të planit të rindërtimit.

?Edi Rama nuk punon. Ai ka vetëm fjalë dhe premtime. Rindërtimi pas tërmetit të vitit të shkuar është dështim katastrofik. Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka përkthyer në numra zërin e qytetarëve dhe të opozitës: Rama realizoi vetëm 8 përqind të planit për rindërtimin. Pa transparencë dhe me duart e zgjatura tek paratë e qytetarëve. Mjaft me fjalë dhe premtime elektorale! Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon!?, shkruan Çupi./CNA.al

Lajmet e fundit nga