Connect with Us

Reshje bore dhe shiu/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Sociale

Reshje bore dhe shiu/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Publikuar

-

Reshje bore dhe shiu/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Dita e enjte parashikohet me mot kryesisht të vranët e intervale të shkurtëra me diell. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, nderësa në veriperëndim e jugperëndim me intensitet deri mesatar.

Shërbimi Meteorologjik parashikon se në lartësitë mbi 1300 metra në veri-verilindje reshje bore, në juglindje në lartësinë mbi 1600 metra.

LEXO EDHE:  Horoskopi i javës së parë të Nëntorit/ Surprizat që ju presin në vendin e punës

Era nga kuadrati i jugut me shpetësi mesatare 1-8m/s, e cila hera-herës do të fitoj shpejtësi deri në 18-22m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Valëzimi i forcës 5-6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

vendet malore 1°C deri në 9°C

vendet e ulëta 5°C deri në 17°C

vendet bregdetare 9°C deri në 17°C./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Në prag të fillimit shkollor/ Rreth 30% e mësuesve të pavaksinuar në Shkodër

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Nga 1 shtatori kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-Covid të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, ku mes të tjerash u vendos vaksinimi i detyruar për shërbimin shëndetësor, arsimtarët dhe studentët.

Por duket se jo të gjithë pajtohen me procesin e vaksinimit të detyrueshëm. Edhe pse vetëm dy javë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor,  rreth 30% e arsimtarëve në Shkodër janë ende të pavaksiksinuar.

Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, Xheni Halili, thotë se janë 30% e sistemit arsimor parauniversitar në Shkodër të pavaksinuar.

Shkodra nuk i bindet apeleve për t’u vaksinuar as kur është me detyrim! Teksa shkollat kanë hapur dyert për nxënësit, ndërsa zyrtarisht procesi mësimor nis në datën 27 shtator, në shkodër ende jane 450 mësues të pavaksinuar



Vaksinimi ka patur ecuri të kënaqshëm në tërësi, por nuk mund t’a them të njejtën gjë për arsimtarët! Ende 30% e tyre janë të pa vaksinuar! Nese e përkthejme me shifra janë rreth 450 mësues! Tashmë ata e dinë që vaksinimet janë të detyruara ndaj apelpj drejt tyrë që të aplikojnë sa më parë dozën e parë të vaksinës në cdo qendër shëndetesore”, shprehet Halili.

LEXO EDHE:  Horoskopi i javës së parë të Nëntorit/ Surprizat që ju presin në vendin e punës

LEXO EDHE:  Modelja seksi i futet politikës/ Françeska Jaçe kandidon për deputete në Vlorë

Sa i takon studentëve, Halili thotë se ka patur një ndërgjegjësim të tyre per kryerjen e vaksinës.

“Studentët kanë nisur gjatë javës që lamë pas që të vijnë për t’u vaksinuar! Edhe për ata është e detyrueshme, nese nuk aplikojnë vaksinat duhet që të kryejnë testin PCR çdo 72 orë nese duan të jenë në auditore”!

Deri më tani janë vaksinuar në Shkodër rreth 750 arsimtarë thekson Halili./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rriten sërish temperaturat/ Java nis e nxehtë

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Vendi ynë do të jetë në zonat Jugore dhe pjesërisht ato qëndrore me vranësira të cilat do të sjellin reshje afatshkurtra dhe të izoluara.

Ndërsa zonat perëndimore dhe Veriore paraqiten me kthjellime dhe  vranësira kalimtare.



Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 32°C.

LEXO EDHE:  Balla thumbon Kryemadhin, Metën, Bashën dhe Berishën/ “Më ka marrë malli t’i kem në Parlament”

LEXO EDHE:  Balla thumbon Kryemadhin, Metën, Bashën dhe Berishën/ “Më ka marrë malli t’i kem në Parlament”

Era do të fryejë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 3 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Mesdita sjell rrebeshe shiu/ Njihuni me parashikimin e motit për këtë dielë

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Orët e para të ditës do të jetë me vranësira të shumta. Ndërsa,  mesdita dhe pasditja sjellin zhvillim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu, ku më të dukshme shirat do të jenë në zonat Jugore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 31°C.

LEXO EDHE:  Gjekmarkaj në mbrojtje të Bashës/ Akuzat ishin tendencë për të përzierë letrat

LEXO EDHE:  "Drafti i PS-së një maskaradë”/ Astrit Patozi: Nuk do miratohet ashtu siç është



Era do të fryejë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE