Connect with Us

Rekordmeni i derbeve, rrëfehet Shpëtim Duro: Ja pse triumfon Partizani të premten

Sport

Rekordmeni i derbeve, rrëfehet Shpëtim Duro: Ja pse triumfon Partizani të premten

Publikuar

-

Nëpërmjet një lidhje live me “Skype” për emisionin “Sport Neës”, trajneri Shpëtim Duro që ka drejtuar shumë skuadra në gjithë Shqipërinë, ka analizuar derbin e radhës. Para kryendeshjes që do të zhvillohet ditën e premte në “Air Albania”, Duro e sheh Partizanin favoritë, madje sipas tij një fitore në këtë ndeshje do të thotë shumë pasi ndikon në ecurinë e mëtejshme në garë, por edhe psikologjikisht.

“Partizani-Tirana është një ndeshje që historikisht ka qenë të vëmendjes që para viteve 90 kur kam qenë futbollist dhe mbas viteve 90 si trajner. Është një ndeshje deçizive që në momente të veçanta është shumë e rëndësishme për vazhdimësinë. Siç ndodhi vjet me Tiranës. Fitorja në derbi bëri që ecuria të ishte pozitive. Ka pasur raste që pas humbjeve të ndeshjeve janë shkarkuar trajnerët, duke pasur parasysh edhe rivalitetin e madh që kanë tifozët e Tiranës dhe Partizanit.”

Favoriti

“Partizani është më mirë, edhe për sa i përket klasifikimit dhe skuadrës. Partizani është ajo skuadër që ka qenë sezonin e kaluar. Tirana ka shumë ndryshime dhe kjo ka ndikimet e veta. Gjithsesi në fushë harrohet gjithçka. E shikoj këtë derbi të ngjashëm me situatën e vjetshme. Fitorja e Tiranës 2-1 kthehu atë ecuri të Tiranës, ndërsa te Partizani pas asaj humbjeje filluan problemet.”

Momenti i Partizanit

“E kam thënë gjithmonë, Partizani ka qenë një nga skuadrat më të kushtueshme sezonin e kaluar. Ka mangësi në mbrojtje, por ka futbollistë kampion. Partizani e ka skuadrën më të mirë në raport me Tiranën. Për këtë arsye e kam thënë që Partizani do të jetë skuadër pretendete për të fituar titullin. Steriotipi në lojë ka të bëjë shumë.”

Ecuria e Tiranës

“Ndryshimi i trajnerit është “thikë me 2 presa”. Eliminimi në Kupë ishte goditje e madhe. Edhe po të vazhdonte punën Egbo, do ta kishte të vështirë, ashtu siç ka vështirësi Dede. Ka shumë ndryshime dhe dëmtime. Derbi do të ketë ndikimet e veta në ecurinë e Tiranës.”

Pikat e forta

“Partizani është më mirë, duke pasur parasysh rezultatet e fundit. Është në pozicion komod, nuk ka ndryshime, e ka skuadrën e plotë. Tirana ka disavantazh sepse ka shumë futbollistë që luajnë për herë të parë në një derbi. Për këto arsye Partizani është më i favorizuar. Shpresoj të jetë një ndeshje e mirë me rivalitet.”

Tifozët

“Mungesa e tifozëve ka ndikimin e vetë. Jemi në një situatë tjetër. Ne sezonet me parë, tifozët shoqëronin skuadrën 3 orë para ndeshjes, ndërsa tani besoj se kjo ndeshje do të ndiqet me mjaft interes në media dhe televizione”, u shpreh në fund trajneri i mirënjohur, Shpëtim Duro.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

FOTO/ Edhe familjarët i urojnë fat, Armando Sadiku bën valixhet gati drejt Bolivisë

Publikuar

-

Nga

Karriera e Armando Sadikut ka marrë një rrjedhë të papritur së fundmi. Aventura me Erzurumsporin rezultoi për t’u harruar për sulmuesin shqiptar, i cili nuk arriti dot të linte gjurmë në fushën e lojës. Në këto kushte largimi duket zgjidhja e vetme.

Por kur të gjithë prisnin një kampionat cilësor në Europë si të ardhmen e Sadikut, lojtari i surprizon të gjithë me emrine skuadrës së re. Bëhet fjalë për skuadrën amerikano jugore Bolivar.

LEXO TE PLOTE

Seria A

ZYRTARE/ Rrezikojnë rënien në kategoria, skuadra e Serie A habit me rinovimin e kontratës së trajnerit

Publikuar

-

Nga

Cagliari pësoi ditën e sotme humbjen e 7-të radhazi në kampionat duke u mundur në transfertë 1-0 ndaj Genoas. Pas ndeshjes mendohej se drejtuesit e klubit mund të shkarkon trajnerin Di Francesco duke parë se skuadra renditet në vendin e 18-të dhe rrezikon rënien në Serie B.

Drejtuesit e Cagliarit i kanë habitur të gjithë më vendimin e tyre. Klubi në faqen zyrtare ka bërë të ditur se ka rinovuar kontratën me Eusebio Di Francesco në 30 qershor të 2023. Një vendim që ka surprizuar jo pak edhe tifozët që prisnin largimin e trajnerit pas rezultateve zhgënjyese.

  

LEXO TE PLOTE

Sport

3500 metra mbi nivelin e detit, “çudirat” me Messin dhe stadiumi, ç’duhet të dini për ekipin e ri të Armando Sadikut në Bolivi

Publikuar

-

Nga

Armando Sadiku po pret të zyrtarizohet te FC Bolivar në Bolivi, pas largimit nga Erezumspor në Turqi. Elbasanasi tanimë është prezantuar në rrjetet sociale nga presidenti i klubit, teksa do jetë lojtari i parë me origjinë shqiptare që luan në vendin e Amerikës Latine.

FC Bolivar është skuadra me e madhe në Bolivi, teksa ka fituar 20 nga 49 titujt qëkur Federata e re e futbollit u krijua. Skuadra ka si qytet La Paz, kryeqytetin e vendit që gjendet në lartësinë 3500 metra mbi nivelin e detit.

Shpeshherë, lojtarët që nuk kanë lindur në Bolivi kanë probleme me frymëmarrjen në këtë lartësi. Jo më kot, Federata e Futbollit i zhvendos ndeshjet kryesore të Kombëatres së Bolivisë në atë stadium, për të qenë një pengesë me shumë për kundërshtarët. Edhe Messi ka vjedhë në duelin Bolivi – Argjentinë, duke mos u mbushur me oksigjen.

Stadiumi ka një kapacitet prej 41 mijë e 143 vendesh dhe mban emrin Hernando Siles Reyes, presidentit të 31-të të Bolivisë. Skuadra stërvitet në një kompleks modern me 5 000 vende për tifozët, ndërsa muajt e fundit ka lindur ideja për të ndërtuar aty edhe një stadium të ri.

Bolivar dhe presidenti i saj Marcelo Claure kanë një marrëveshje bashkepunimi me Etihad dhe City Football, teksa Sadiku mund të ketë një shans të lëvizë edhe në Miami te Inter, ekip që ka si president Beckham dhe bën pjesë në këtë shoqëri futbolli.

LEXO TE PLOTE