Connect with Us

Raporti i FMN/ Tabaku: Qeveria nuk mbështet qytetarët, por favorizon oligarkët

Politikë

Raporti i FMN/ Tabaku: Qeveria nuk mbështet qytetarët, por favorizon oligarkët

Publikuar

-

Raporti i FMN/ Tabaku: Qeveria nuk mbështet qytetarët, por favorizon oligarkët

Partia Demokratike la reaguar sërish ditën e sotme për raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili u publikua dy ditë më parë dhe ku nënvizohej se Shqipëria ofroi ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset gjatë pandemisë.

Ishte ish deputetja Jorida Tabaku ajo e cila në një dalje për mediat u shpreh se raporti është i qartë dhe i prerë dhe tregon katastrofën sipas saj në të cilën ndodhen financat publike dhe ekonomike.

Tabaku shtoi se Shqipëria ka paketën më të ulët ndihmëse në rajon për përballjen ndaj pandemisë, duke shtuar se qeveria ka braktisur qytetarët dhe ka zgjedhur të mbështesë PPP-të dhe koncensionarët.

Deklarata e plotë e Tabakut:

Raporti i FMN për ishte i qartë dhe i prerë; ai tregon katastrofën në të cilën ndodhen financat publike dhe ekonomia. Le t’i marrim me radhë:

Mesazhi kyç dhe më i rëndësishëm nga FMN lidhej me kujdesin ndaj qytetarëve, sidomos ato vulnerabël. Të cilët qeveria i ka braktisur pasi zgjodhi PPP-të përpara shqiptarëve, zgjodhi pagesat ndaj koncesioneve të oligarkëve përpara pagesës së nevojave të shqiptarëve në mes të pandemisë. FMN është mëse e qartë dhe e shkruan e zeza mbi të bardhë se:

Shqipëria ka paketën më të ulët në rajon për mbështetjen e pandemisë dhe kjo ka rezultuar në impaktin më të madh negativ të krizës në xhepat e shqiptarëve dhe buxhetin e shtetit.

Kriza që ka prekur xhepat e shqiptarëve dhe më tej gjithë ekonoinë e vendit përkthehet në një krizë të madhe që do të shoqërohet me një recesion ekonomik sa 7.5% e PBB-së. Kjo do të thotë një krizë edhe më e thellë në tavolinat e shqiptarëve, një rënie e të ardhurave në xhepat e qytetarëve, më shumë biznese të mbyllura dhe më shumë të papunë.

Paralajmërimi i opozitës që vjen si qendrim edhe i FMN, lidhet me ndikimin afatgjatë që kjo krizë do të ketë në ekonominë tonë.

Kjo krizë e ka emrin depresion, i cili po thellohet nga keqmanaxhimi Ramës do të ndikojë në rënien e mëtejshme të PBB-së edhe në vitet në vijim. Kjo do të thotë një rritje e detyrimeve që çdo shtëpi do të ketë tek marketi i lagjes, mungesë të ardhurash dhe ulje të sigurisë në vend.

Vendi do të përballet që në fillim të 2021 me një borxh publik sa 81.9% e PBB-së pa përllogaritur detyrimet ndaj PPP-ve.

Ky buxhet nuk ofron asnjë mbështetje dhe asnjë burim dhe strategji për rritjen dhe pritet që kontraktimi i madh ekonomik dhe rritja e deficitit fiskal do të rrisin borxhin publik sipas FMN në 81.9% të PBB në fund të 2020, me skenarin për të shkuar në 88% pa PPP në vijim. Kjo është një situatë alarmante po të mendosh që Shqipëria është e dyta në rajon për Borxhin Publik sipas të dhënave të FMN dhe kjo situatë ka qenë shkak për mungesën e ndihmës ekonomik.

Me gjithë këto fakte të pamohueshme, fatkeqësisht qeveria po vazhdon të ushqejë me gënjeshtra publikun. Duke sajuar një buxhet që nuk është aspak korrekt me parametrat ekonomikë dhe që nuk ofron asnjë vizion apo strategji se si do të zhvillohet ekonomia e Shqipërisë pas këtyre dy krizave të njëpasnjëshme.

I vetmi qëllim i qeverisë është si të përfitojë nga fatkeqësitë që i kanë rënë Shqipërisë. Shihni rastin e tërmetit dhe procesin e rindërtimit që është kthyer në një formulë se si qeveria dhe oligarkët përfitojnë ndërsa shqiptarët rrinë në tenda.

LEXO EDHE:  Rama nxjerr fotot e Poliklinikës së Krujës/ Ironizon opozitën: Ta shohin këtë

Ky përdorim politik dhe kjo vjedhje e hapur mban aq shumë erë sa edhe FMN në raportin e saj nënvizon nevojën dhe domosdoshmërinë për të qenë transparentë në procesin e rindërtimin.

Aq sa ajo thekson se është e domosdoshme që të sigurohet një prokurim i duhur publik, një mbikëqyrje strikte, një monitorim adekuat dhe një raportim i saktë (përfshirë edhe publikimin e pronarëve përfitues të kontratave të prokurimit) dhe një audit i pavarur i fondeve që të jetë i jashtëm.

Është fakt se mgjs qeveria deklaron shifra stratosferike që po angazhon për procesin e rindërtimit, aktualisht në buxhet janë parashikuar vetëm 280 mln euro të cilët duke pasur parasysh këto tregues nuk kanë për tu realizuar as gjysma.

Buxheti i shtetit po demostron sot të gjitha problemet e akumuluara gjatë keqqeverisjes së Ramës. Tërmeti dhe më tej pandemia kanë evidentuar problemet kronike që kanë ardhur si pasojë e keqpërdorimit të taksave të shqiptarëve.

Raporti thekson detyrimet e prapambetura që sipas KLSH kanë arritur në pothuajse 600 mln euro dhe janë duke cenuar rëndë financat publike. Këto të fundit po rrezikohen prej tenderimeve jashtë buxhetit, prej rritjes së korrupsionit, prej parashikimeve jashtë realitetit, prej projekteve të paqëndrueshme dhe prej PPP-ve të cilat pritet që në 2021 të arrijnë nivelin 50% të PBB.

Së fundi, por jo për nga rëndësia, Shqipëria sot vuan lakun fiskal që e ka kapur prej fyti që në vitin 2014. Bizneset sot vuajnë një sistem të taksave të paqartë, një administratë tatimore të korruptuar dhe kjo përkthehet në rënie të të ardhurave për buxhetin por edhe barrë fiskale e rënduar për biznesin.

Përfituesit në këtë sistem kanë qenë një grup i vogël biznesesh të cilat dhe në kohë fakteqësia janë zhvilluar e rritur ndërkohë që masivisht bizneset pa mbështetje kanë ulur qepenat. Sot qeveria ka më shumë përjashtime nga taksat për miqtë dhe klientët e saj dhe taksa të larta për 97% të bizneseve.

Këto biznese apo persona përfitojnë nga taksat e shqiptarëve, nga tarifat e shqiptarëve dhe nga buxheti i shqiptarëve edhe në kohën e një pandemie.

Aq tragjike është kjo situatë saqë edhe vetë FMN po e kritikon përherë e më fortë neglizhencën tmerruese të qeverisë karshi qytetarëve që të paguhen PPP-të. Kontratat e këtyre të fundit kanë shkatërruar edhe parimet më minimale të menaxhimit të buxhetit.

Për këdo në Shqipëri dhe jashtë saj, përfshirë dhe FMN, është e qartë që kjo mazhorancë, kjo qeveri dhe ky kryeministër nuk janë as zgjidhja dhe as rruga e Shqipërisë. Shqiptarët janë sot jetimët e Ballkanit pasi Rama ka zgjedhur të ndajë taksat e shqiptarëve me oligarkët.

Vendi është në depresion dhe të dhënat makroekonomike tregojnë një të ardhme jo aq të begatë, pasi buxheti është keqmanaxhuar për 7 vite e kusur.

Sot bizneset, taksapaguesit, punonjësit kanë nevojë për një sistem të drejtë, që vlerëson punën për taksën e sheshtë të cilën ka në qendër të programit të saj PD.

Prandaj është e nevojshme të kemi një ekonomi që punon për të gjithë e jo për pak, një qeveri që punon për njerëzit.

Shqiptarët kanë nevojë për një shtet që ofron shanse të barabarta, që buxhetin e tij e menaxhon si një mundësi për të incentivuar punën dhe sipërmarrjen jo si një thes të madh që shpërndan favore./CNA.al.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Publikuar

-

Nga

Nazarko zbulon gabimin e Bashës/ Humbi shumë vota për shkak të aleancës me LSI-në

Analisti Shpëtim Nazarko, ka analizuar mbrëmjen e sotme humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit.

Tkurrjen e mbështetjes për PD-në, ai e lidh me aleancat që Lulzim Basha ka lidhur gjatë kohës që ka qëndruar në opozitë.

Nazarko tha në emisionin “Real Story” se kreu i PD-së ka humbur shumë vota për shkak të aleancës së tij LSI-në.

Unë mendoj që Basha do të fitonte normalisht, sepse ka disa pika që gjykoj si një njeri që spostohem prapa në histori. Një nga gabimet e mëdha është që ai ka thënë njeri Berishës, kur bëri aleancë me Metën, deri kur do të bëhej ajo? Ja pse unë do e zgjidhja prapë Bashën në krye të PD. Unë pëlqej që ngjarjet t’i gjykoj si një njeri që rri 10 vite prapa.

LEXO EDHE:  “Ministër i arsimit KÇK”/ Marku i përgjigjet Ramës: Ky dështak do shporret në 25 Prill

LEXO EDHE:  Rama falenderon SHBA për ndihmën/ Sqaron opozitën për testet: Nuk po kushtëzohen

Nga 2009 deri në vitin 2021 PD ka humbur dhe unë mendoj që Basha tani, ka humbur për shkak ë aleancës me LSI-në, sepse janë 160 mijë vota. Këto vota Basha thotë që më është dashur shumë t’i nxjerr nga qypi. Basha ka pasur dy probleme të mëdha.

Ka teori konspirative që është bërë bashkë me Ramën për të hequr qafe Metën. Madje dhe presidenti tha që më nxorën në pritë. Kjo është tipike e dinakëve, dembelë. Unë s’i jap meritë Bashës. Basha që kur e ka marrë në 2013-ën duhej të merrej me këtë histori”, tha Nazarko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Publikuar

-

Nga

“PD nuk duhet ta lëshojë Berishën”/ Arjan Çani: Ja pse kjo parti ka mbetur vetëm

Arjan Çani, ka deklaruar se Partia Demokratike duhet ta mbrojë Berishën, sepse vetë partia ka fytyrën e tij.

Çani në emisionin Të Paekspozuarit me Ylli Rakipin u shpreh se një nga gabimet e PD-së, është se nuk ka aleanca dhe mbështetje ndërkombëtare, ndaj ka mbetur vetëm.

PD nuk duhet ta lëshojë Berishën në këtë moment, do të ishte një gafë e madhe. Ajo parti ka fytyrën e Berishës. Problemi i kësaj partie është që ajo nuk ka arritur dot të bëjë aleancat e duhura me aktorë të huaj. Nuk është problem që kjo parti ka Berishën, por se kjo parti ka mbetur vetëm.

Le të marrim hipotezën sikur kjo parti të kishte, rusët mbrapa. Mendoni se Berisha do të ishte në këtë situatë? Sigurisht jo. Berisha do të ishte i mbrojturi i njërës palë.

Rama është njeriu i zgjedhur i amerikanëve.  Berisha dhe Basha kë kanë mbrapa? Kur ti je në syrin e perandorisë, duhet të mbrohesh apo jo? Me kë do të mbrohesh? Duhet të zgjedhin aleatë, duhet të ishin të mbrojtur.

Gabimi i partisë nuk është se ka fytyrën e Berishës, por se është vetëm. Cfarëdo të bëjë PD për amerikanët, ata i kanë sytë nga Rama. Si ka mundësi që PD është vetëm? Përse i ka munguar ky vizion?“, tha ndër të tjera Çani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha nuk ka më mbështetje”/ Nishani: Lista e anëtarësisë është tkurrur

Publikuar

-

Nga

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani u shpreh se Lulzim Basha nuk ka më mbështetje nga demokratët ndonëse ai u zgjodh në krye të opozitës.

Në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit, Nishani tha se anëtarësia është zvogëluar me rreth 25 mijë anëtarë në krahasim me vitin 2013, ku shtoi se dita e zgjedhjeve nuk mori miratim unanim në Kryesi, ndrësa në Këshill nuk u diskutua fare për këtë çështje.

Bënim takime në një qark, 80% e njerëzve që takuam në një kafe me njëri tjetrin thoshin gjëra të tjera me ne thoshin gjëra të tjera. Me Bashën nuk ishin të kënaqur, por nuk donin të përçanin partinë.

Në Këshillin Kombëtar nuk është diskutuar data e zgjedhjeve. Vendimi që erdhi për tu votuar ishin vetëm emrat e komisionerëve. Në kryesi nuk ka qenë votimi unanim, sepse Alizoti ka abstenuar, ndërsa Bylykbashi dhe Alibeaj kanë qenë kundër.  Në 2013 në listë kanë qenë 103 mijë anëtarë, ndërsa tani ka shkuar 75 mijë”, shprehet Nishani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE