LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama i kthen “nderin” Emirateve Arabe/ Politekniku “vishet” me ngjyrat e flamurit

2 Dhjetor 2020, 21:48, Aktualitet CNA
Rama i kthen “nderin” Emirateve Arabe/ Politekniku

Godina e Universitetit Politeknik të Tiranës është veshur mbrëmjen e sotme me ngjyrat e flamurit të Emirateve të Bashkuara Arabe, si shenjë solidariteti pasi Emiratet e Bashkuara Arabe festojnë sot 49-vjetorin e pavarësinë dhe ndihmës për rindërtimin e 2000 banesave në Durrës, pas tërmeti tragjik.

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën dhe bashkëpunimin.

?Shqipëria nderon me shumë respekt Ditën e Emirateve të Bashkuara Arabe, një mik dhe partner i veçantë në kohë shumë sfiduese për popullin shqiptar. Ne kurrë nuk do ta harrojmë atë që bëri Emiratet e Bashkuara Arabe për ne në vitin 1999 gjatë luftës së Kosovës, si dhe pas tërmetit të vitit 2019! Zoti i bekoftë njerëzit e Emirateve të Bashkuara Arabe?, shkruan Rama.

Kujtojmë se vetëm pak ditë pasi kulla më e lartë në Dubai Kulla Burj Khalifa u ngjyros kuq e zi, më 28 Nëntor, me rastin e 108-vjetorin e Pavarësisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga