LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Protestat e dhunshme, klubin e njohur europian e shpëton... policia

2 Dhjetor 2020, 21:15, Sport CNA
Protestat e dhunshme, klubin e njohur europian e shpëton... policia

Eliminimi i Sëlltikut nga Kupa e Skocisë duke se e ka bërë ekipin të prekë fundin për sa i përket raportit me tifozët. Sipas ?Sky Sports UK?, humbja me Ros Kauntin është pasuar nga protesta të dhunshme jashtë stadiumit ?Celtic Park? nga ku lojtarët dhe stafi kanë mundur të largohen vetëm nën shoqërimin e forcave të rendit.

Nuk kanë munguar edhe konfrontimet me këta të fundit duke e bërë situatën ?të frikshme dhe të tmerrshme?, siç thuhet edhe në njoftimin për shtyp nga ana e klubit nga Glasgou. Raportimet e fundit flasin për lojtarë të tronditur nga ngjarjet dhe ky është një lajm tjetër i keq në prag të sfidës së nesërme në 18:55 në ?San Siro? kundër Milanit.

Sot Sëlltiku udhëtoi Milanos me trajnerin Lenon në krye, i cili me gjithë disfatën e rëndë në Kupë, vazhdon të ketë mbështetjen e drejtuesve. Në fakt, klubi e ka konfirmuar zyrtarisht duke i dhënë ende besim, pavarësisht se tifozët kërkojnë shkarkimin e tij.

Lajmet e fundit nga