LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Poketino mund të ulet në stolin e Real Madridit

2 Dhjetor 2020, 13:27, Sport CNA
Poketino mund të ulet në stolin e Real Madridit

Ish-trajneri i Totenhemit Mauricio Poketino është tekniku më i kuotuar për të pasuar Zinedin Zidanin në stolin e Realit. Ky i fundit ndodhet në fije të perit pas humbjes së djeshme në Ligën e Kampioneve 2-0 në Ukrainë me Shahtjor Donetskun.

Në Spanjë tashmë emri i Poketinos po përflitet shumë në orët e fundit, ndërsa kujtojmë që argjentiasi pëlqehet shumë nga tifozët e ?Los Blancos?. Madje, në të kaluarën, ai ka qenë i preferuari i presidentit të Realit Florentino Perez për të stërvitur skuadrën.

Megjithatë, do të shikohet në ditët e ardhshme se çfarë do të ndodhë ?Santiago Bernabeu? pasi skuadra nuk po arrin do të sigurojë vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Lajmet e fundit nga